GIZ Kosova: Bashkëpunim për qytete më të gjelbra dhe më të jetueshme
GIZ Kosova dhe Komuna e Prizrenit, Komuna e Gjakovës dhe Komuna e Gjilanit kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi për të forcuar bashkëpunimin në zhvillimin e planifikimit urban të qëndrueshëm ndaj ndryshimeve klimatike.
Në njoftim thuhet se marrëveshjet fokusohen në përmirësimin e hapësirave publike, rritjen e qëndrueshmërisë së qyteteve ndaj rreziqeve klimatike, si dhe zbatimin e projekteve demonstruese përmes zgjidhjeve të bazuara në natyrë për të adresuar sfidat klimatike.
"Njëkohësisht, ato promovojnë procese gjithëpërfshirëse të planifikimit që angazhojnë komunitetin, sigurojnë barazi gjinore dhe mbrojnë biodiversitetin", bëhet e ditur në njoftim.
Gjermania dhe Zvicra, përmes GIZKosovo, po mbështesin Kosovën në këtë angazhim të përbashkët për komuna më të gjelbra, dhe më të mira për jetesë. /Telegrafi/































