UEFA tashmë ka zyrtarizuar gjyqtarin që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për kampionatin evropian Çeki – Kosovë.

Ai është italiani Gianluca Rocchi.


Rëndësia e ndeshjes ka bërë që edhe Federata Evropiane e Futbollit, të delegoj njërin nga gjyqtarët më autoritativ në Evropë.

auto gjy1573476227

Rocchi edicionin e kaluar referoi finalen e Ligës së Evropës në mes Arsenalit dhe Chelseat.

Italiani këtë edicion ka gjykuar ndeshjet kryesore të Serie A, përfshirë edhe atë Inter – Juventus. /Telegrafi/

telegrafi sport app