Site icon Telegrafi

Ghetto Geasy paralajmëron këngë të reja: Po vjen era hite

Foto: Screenshot/Instagram

Rap-artisti i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, duket se po punon në projekte të reja muzikore.

Kështu të paktën ka bërë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Ai shihet në një studio muzikore, ndonëse nuk ka dhënë detaje më të hollësishme.

Foto: Screenshot/Instagram

“Po vjen era hite”, ka shkruar ai.

Kjo vjen pas projektit që solli me Luiz Ejllin “Ding Ding”, që për pak ditë mblodhi mbi shtatë milionë klikime në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky projekt u kritikua tejet shumë nga fansat e publiku, por që po vazhdon të jetë shumë e dëshuar.

Pritet të shihet se çfarë do të sjellë këtë herë Getoar Selimi (emri i vërtetë). /Telegrafi/

 

Exit mobile version