Edhe reperi kosovar ka folur rreth incidentit të armatosur mes Noizyt dhe Cozman.
Getinjo ka thënë se i vjen keq rreth kësaj përleshje mes artistëve, por justifikon faktin se këto gjëra ndodhin në botën e repit dhe hip-hopit.
Kështu ka thënë Getinjo për emisionin Reload të RTV Dukagjinit, ndërsa ka zbuluar edhe shumë gjëra shumë të pathëna rreth karrierës, transmeton Telegrafi.
“Mua më vjen keq se çfarë ka ndodhur. Por, kur je reper mund të ndodhin këso lloj gjërash pasi bota e hip-hopit dhe repit e ka këtë gjë. Asnjëherë nuk kisha dashur të gjendesha në atë pozitë që dikush me humbur jetën”, tha ndër të tjerash Getinjo.
Ndryshe, Getinjo ka paralajmëruar edhe projektin e ri, por nuk ka zbuluar detaje rreth këngës së re. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=rvvvpB47Tfg