LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së

Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Foto: Arkiv

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila e quajti Ramush Haradinajn si “gjeneral të vetëshpallur”.

OVL e UÇK-së, përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook kanë shkruar se nuk është hera e parë që Donika Gërvalla fyen UÇK-në, udhëheqësit e saj dhe pjesëtarët e Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare, por sipas tyre kësaj here e kanë tepruar.

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Lexo po ashtu E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Në reagim ata thonë se nuk janë të vetëshpallur, por me vetëdije të plotë thonë se i kanë dalë përball armikut.


“Po ta përkujtojmë Donikë një gjë, sepse këtë nuk ta kanë treguar serbet, se: Pas Betejës titanike të Kryekomandantit Adem Jashari dhe Familjes së tij në Prekaz më 5. 6. 7 mars 1998, ishin Haradinajt ata, që më 24 mars 1998 bënë luftë të paparë kundër forcave serbe, duke e vazhduar Luftën çlirimtare me pushkën dhe zërin e tyre; ‘Ooo prite Adem Jasharin moreee heeej’. E pra, kjo është Drenica e Dukagjini që E zeza Donikë ti i ke quajtur e po vazhdon t’i quash vende të krimit!? “, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Nga qebapat e deri te flija - cilat janë ushqimet e preferuara të ambasadorit gjerman në Kosovë?

Lajme
Kalo në kategori