Gërmimet në varrezat në Hajvali, gjenden mbetje eshtërore që dyshohen të jenë nga lufta e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se nga gërmimet në varrezat e fshatit Hajvali janë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999.
Në raportin policor bëhet e ditur se mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.

“Prishtinë 1998-1999. Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën të tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në raport.
Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, ndërkaq rasti është në proces hetimi. /Telegrafi/






































