Krahas karrierës të suksesshme në futboll, Cristiano Ronaldos i ka ecur mbarë edhe në jetën private.
Ylli portugez prej vitesh është në një romancë me Georgina Rodriguez, e cila nga një shitëse në dyqanin e Guccit është kthyer në një influencere me mbi 39 milionë ndjekës në Instagram falë partnerit të saj.
Bukuroshja me prejardhje nga Argjentina njihet për fizikun e saj joshëse e që kujdeset ta vë në pah edhe në postimet e ndryshme në rrjetet sociale.
28-vjeçara që javë më parë u kritikua për format fizike vetëm pak javë pas lindjes, e ka dëshmuar të kundërt në videon që ka ndarë me fansat.
E veshur në të brendshme me ngjyrë të zezë dhe një këmishë të bardhë të përshtatur me taka me platformë ngjyrë rozë, bukuroshja zeshkane dukej në formë të mrekullueshme.
Fokus më i madh ishte tek të pasmet e formësuara të cilat ajo i tregoi me krenari në videon e filmuar në oborrin e një shtëpie.
Ndryshe, kujtojmë që çifti i famshëm ishin në pritje të binjakëve – një vajze dhe një djali kur në prill të këtij viti njoftuan se njëri nga ta nuk arrit të mbijetonte.
Derisa vajza lindi e shëndosh, mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë edhe foshnjën tjetër të gjinisë mashkullore që ndërroi jetë. /Telegrafi/