LAJMI I FUNDIT:

Genci menaxhon Rezartën

Genci menaxhon Rezartën

Ajo e martuar, ai i divorcuar! Por, ai i propozoi dhe ajo pa dy mëndje e pranoi... Po s’ka lidhje.

Propozimi që Genc Prelvukaj i bëri Rezarta Shkrutës, për ta menaxhuar si artiste tani e tutje, iu duk me fitim këngëtares. Dhe Rezarta nuk e ka menduar dy herë kërkesën për t’u menaxhuar nga kosovari Genc Prelvukaj, anëtar i hip hop bendit “Etno Engjujt”.

A thua pse? Sepse tani nuk do të rendë më sa nga një kompozitor te tjetri, por do ta ketë të përcaktuar studion për incizimin e këngëve, që është “Gramafon Enterteinement”, në Prishtinë. Padyshim më shumë udhëtime drejt Kosovës, për të regjistruar këngët dhe klipet e saj. Për faktin se ato pëlqehet shumë këtu.

“Menduam se do na ecë puna me Rezartën, pasi është një vajzë e pëlqyer për kosovarët”, ka thënë Genci, i cili është gjendur në Tiranë disa ditë për mbylljen e kontratës. Nga ana e saj, Rezarta ka komentuar si ofertë që Genci i bëri asaj.


“Pse mos ta pranoja, mu duk me leverdi”. Nuk është e rastit kjo mani e djemve kosovarë për të menaxhuar vajzat e Tiranës, edhe kjo ka sekretin dhe interesin brenda”, ka thënë bukuroshja.

Kontrata në shtator

Ka mbetur vetëm procedura formale, lidhje e kontratës, që nënkupton menaxhim, inkuadrim të plotë të të gjitha këngëve, realizimin videoklipeve dhe marrëveshjet për koncertet.

“Tani është momenti kur ne pushojmë dhe rikthehemi në shtator, ku do të nisë puna për këngët e para të Rezartës”, ka thënë Genci.

Rezarta – e martuar

E ka marrë shumë me përpjekje, ose më mirë të themi e ka nisur jetën me shumë plane, e duke i rënë lapsit mirë. Martesa pa asnjë ceremoni para disa muajsh me Ermal Hoxhën, nuk e ka frenuar aspak për karrierën e saj. Pasi Rezarta është një vajzë që i llastohet shumë bashkëshortit, e kur i fiksohet diçka do e bëjë patjetër.

Kur mendon që është vetëm 22 vjeçe, duket si një martesë e nxituar. Por nëse për të tjerat jo, për Rezartën martesa qenka avantazh për t’iu përkushtuar karrierës edhe më shumë. Një ditë që e fillon vonë, por që nuk dihet se kur do t’i kthehet apartamentit të saj, s’është ndonjë ide e keqe për një martesë qejfi. E bashkë me Ermalin, sapo kanë planifikuar pushime në Turqi, ose Kroaci, por jo s’e nuk kanë filluar ende të shijojnë plazhin në pishina.

Genci – i divorcuar

Nuk ka komplekse, dhe e pranon që bën një jetë të bukur. “I trajtoj njerëzit mirë, nuk gënjej”. Ishte martuar herët dhe prej 1 viti është i divorcuar. Dhe është vetëm 26 vjeç. Tani i duhet të ketë më shumë përgjegjësi për djalin Gjin, që mbush 3 vjeç në nëntor. “Ishte dëshira e të dyve, që pas divorcit djali të qëndrojë me mua, edhe pse shumë i vogël”, tregon Genci. Por e pranon që i biri, që 75 për qind i ngjan atij, është frymëzim për të. E rritja e djalit s’e pengon të bëjë një jetë të bukur. Del shumë dhe i kalon netët duke pirë birra në lokalet e natës. Ka ditë që nuk shkon fare në shtëpi. Marrëdhënia me femrat? Që prej divorcit, marrëdhënia me femrat është shpërfillur, janë të përkohshme, kalimtare. Ato e dinë që në fillim, sa do të zgjasë ajo lidhje me Gencin.

Etno Engjujt, vjet pa koncert në Prishtinë

Përgatiten për koncertet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e diasporë. Por vetëm në Prishtinë jo. Pak e çuditshme por “Etno Engjujt” kanë 7 vite, që nuk kanë dhënë asnjë koncert në Prishtinë, pasi mendojnë se aty ku janë rritur nuk mund të bëhen dot VIP. Gjithsesi studion e tyre e kanë në Prishtinë, dhe nuk e mohojnë që është një vend frymëzimi, takimi, e burim parash kur bëhet fjalë për bashkëpunimet me këngëtarët e tjerë. Sapo kanë realizuar videoklipin e tretë të albumit të fundit me një titull dialektor “Le për mua mama”, në bashkëpunim me “Makiato band”./panorama/

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori