Geer vazhdon debatin me Mickoskin: Është e qartë çfarë duhet të bëhet me Këshillin Gjyqësor, i kemi rekomandimet

“Nihilizmi ligjor mund të jetë tërheqës, por jo metoda më efektiv”, thotë ambasadori i Bashkimit Evropian, David Geer, në një intervistë për “360 gradë”, i pyetur për qëndrimin e BE-së për njoftimin e qeverisë së re për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit të Prokurorëve. Për Geer, nuk ka dyshim se duhet të ketë reforma thelbësore në fushën e shtetit të së drejtës dhe gjyqësorit dhe për këtë arsye ai mirëpret faktin që “qeveria është ambicioze në këtë mandat për ta vendosur atë lart në listën e prioritetet”.
Sa i përket Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, ambasadori tha se “tashmë ka një material të bollshëm që tregon rrugët për të lëvizur”.
“Kemi Raportin e Misionit Vlerësues, i cili siç ju kujtohet është i vitit të kaluar. Ai përmban 40 rekomandime. Dhe ka shumë dokumente të tjera. Nga procesi i shqyrtimit, Raporti i Progresit do të thotë se ka një material të bollshëm në dispozicion që tregon se si të ecësh përpara. Mezi presim ta diskutojmë këtë në detaje”, thotë Geer.
Ambasadori evropian beson se do të duhet të bisedojnë me qeverinë se çfarë do të thotë “kjo gjuhë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, shpërbërjen e Këshillit të Prokurorëve Publikë”.
“Sigurisht që ka tentim për t’iu qasur me atë që unë e quaj ‘nihilizëm ligjor’, me fjalë të tjera për të fshirë gjithçka dhe për të filluar nga e para. Dhe kjo është tërheqëse dhe mund të duket tërheqëse në sipërfaqe. Por përvoja tregon se kjo nuk është mënyra më efektive. Për Këshillin Gjyqësor është e qartë se çfarë duhet bërë. Ne kemi rekomandime. Prandaj, këshilla jonë është të vazhdojmë, të kemi diskutime, të bisedojmë me të gjithë palët e interesuara së bashku. Për të ndërtuar mbi atë që tashmë është arritur”, tha ambasadori i BE-së
Njëkohësisht, ai rikujton se Këshilli Gjyqësor tashmë ka miratuar një plan veprimi për zbatimin e 17 rekomandimeve nga Raporti i Misionit Vlerësues, të cilat janë pjesë e kompetencave të tyre.
“Prandaj, le të ndërtojmë në themelet e asaj që është arritur, për t’u siguruar që këto organe do t’i shërbejnë me të vërtetë qëllimit të tyre – të jenë rojtarë të pavarësisë, profesionalizmit dhe integritetit të gjyqësorit”, thotë shefi i Delegacionit të BE-së në vend.
Ndryshe, dje kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj deklaratave të ambasadorëve amerikanë dhe atij të BE-së të cilët dolën kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve. Mickoski tha se “është bërë praktikë që ambasadorët e huaj të ndërhyjnë në punët e shtetit”, ndërsa i ftoi që ata të ofrojnë zgjidhje./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Ende s’ka përditësim të rezultateve nga numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Policia zbardh vrasjen e 24-vjeçares në Tiranë, shpallet në kërkim palestinezi

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

"Është koha që KEDS dhe Qeveria të japin llogari", Sejdiu ngre dyshime për transparencën e KEDS-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?