Gazetat kosovare të ashpra ndaj UEFA-s, ja ballinat (Foto)

Koha Ditore në ballinë e ka karikaturën e ditës, me kryetitullin “Rrahur nga Serbia, dënuar nga UEFA”.
Ky pa dyshim se është një titull shumë më vend, kur marrim parasysh se shqiptarët u dhunuan fizikisht në fushën e Serbisë, ku edhe u ngrit heroikisht flamuri i Shqipërisë Etnike.
“UEFA: Thuani PO racizmit”, është kryetitulli tjetër i gazetës nga Kosova, Zëri, që e ka në plan të parë Platinin, si njeriun që besohet të ketë ndikuar më së shumti në këtë vendim.
Ndryshe reagimet e mediave shqiptare kanë qenë të shumta edhe nga Shqipëria, ku gjatë gjithë ditës analistët e këtyre mediumeve kanë kritikuar ashpër vendimin e UEFA-s si promovues të fashizmit dhe racizmit. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/10/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































