Forcat e regjimit sirian ia kishin mësyrë një grupi të gazetarëve dhe civilëve në provincën Idlib, duke tentuar t’i qëllojnë me tanke.
Videoja e këtij momenti rrëqethës është kapur nga korrespondenti i Sky News, Alex Crawford, dhe kolegët e tij, që për pak sa nuk u goditën nga tanku i prodhimit rus T-72 në një zonë të braktisur në Al Habit, transmeton Telegrafi.
Grupi prej pesë personave ishin vënë në shënjestër, dhe në një moment për pak sa nuk u goditë nga predha e shkrepur nga tanku i forcave siriane.
Crawford tha se edhe pse njëri nga ata kishin veshur jelekun me mbishkrimin e madh “PRESS”, kjo nuk i bëri fare përshtypje forcave të armatosura që nuk hezituan të përdorin armë të rënda kundër tyre.
Në këtë grup ishte edhe producenti i Sky, Martin Vowles, tre aktivistë civilë – ku njëri prej tyre ishte Bilal Abdul Kareem nga New Yorku, por që tre vite më parë u vendos në Siri.
Ai ishte lënduar nga copëzat e predhës dhe siç mund të shihet në video gjaku kishte larë rrobat që i kishte veshur. E sipas Crawford, ata ishin kapur fillimisht nga droni ushtarak dhe më pas ishin sulmuar me predhë 125 mm të tanku T-72. /Telegrafi/