Futbollistët e Serbisë kanë pësuar mbrëmë humbje si mysafirë të Anglisë me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për botërorin 2026.

Por, reporteri i televizionit publik të shtetit serb, RTS ka bërë një gafë që u shpërnda në rrjetet sociale.


Ai ngatërroi emrin e stadiumit ku luan Anglia – “Wembley” – me “Wimblendon”, raporton nova.rs.

Kështu që në vend që të përmendte emrin e stadiumit ku luan kombëtarja angleze e futbollit "Wembley", ai tha “Wimblendon” - fushë ku zhvillohet turneu prestigjioz i tenisit në Britani të Madhe.

Ndryshe, Serbia nuk ka asnjë gjasë për tu kualifikuar në kampionatin botëror pasi kur ka mbetur edhe një xhiro ka 10 pikë ndërsa Shqipëria është e dyta me 14 pikë gjersa Anglia, si lidere e grupit ka 21 pikë. /Telegrafi/


.