I akuzuari për terrorizëm Sllobodan Gavriq tha në gjykimin e tij se automjeti nuk iu kontrollua kur hyri në Kosovë me eksploziv
“Gjatë hyrjes në Kosovë nuk më është kontrolluar automjeti, ndërsa unë kam hyrë në Kosovë me letërnjoftim të Serbisë,” tha Gavriq gjatë paraqitjes së mbrojtjes së tij në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Gavriq që po pretendon se materien shpërthyese e solli në Prishtinë për ta shitur, tregoi se derisa qëndronte në Hotelin “Grand” eksplozivin e kishte me vete.
“Derisa kam qëndruar në ‘Grand’, materia-eksplozivi ka qenë me mua,” tha Gavriq.
Gavriq më tutje tregoi se 12.219 kilogramët e eksplozivit të llojit PETN që iu zunë në makinë në Prishtinë në dhjetor të vitit 2014 i kishte marrë 10 ditë para se të vinte në Kosovë.
“Këtë masë e ka sjellë një mik-Zhelko Todoroviq me qellim që t’i ndihmoj për shitje në Kosovë,” tha Gavriq.
Ai përsëriti edhe sot se nuk ishte hera e parë që me këtë masë shpërthyese erdhi në Kosovë.
“Unë në Kosovë kam ardhur me atë materie tri herë. Herën e dytë kam qëndruar dy ditë e të tretën një ditë,” sqaroi Gavriq.
Edhe në nëntor të vitit të kaluar Zhivojin Jokanoviq, avokati i Gavriqit duke kundërshtuar aktakuzën tha se klienti i tij tri herë kishte sjellë eksploziv në Prishtinë.
Gavriq tregoi në gjykatë se kujt do t’ia dërgonte eksplozivin që solli në Prishtinë.
“Unë atë materie kam pasur t’ia dorëzoj Zhelko Todoroviqit. Atë e kam njohur para tre-katër vjetësh, e kam takuar te një mik i imi,” tha Gavriq.
Para se të niste mbrojtjen e tij, në gjykimin e Gavriqit u lexuan provat e paraqitura nga prokuroria. Prokuroria propozoi që si provë në shkresat e lëndës të futet edhe raporti policor nga vendi i ngjarjes, i cili propozim u pranua nga gjykata.
Në prova hyri edhe lista e mysafirëve në Hotelin “Grand”, ku shihej edhe prania e Gavriqit në atë listë.
Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë kudër Sllobodan Gavriqit më 10 korrik 2015.
Sipas aktakuzës, Sllobodan Gavriq, ka përgatitur kryerjen e veprën penale të terrorizmit ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 në Beograd është furnizuar me 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 gramë, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.
Gjithnjë sipas aktakuzës, Gavriqi këtë sasi të eksplozivit e ka transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e ti “Renault Clio” kur rreth orës 21:00 në Lagjen “Arbëria” është ndaluar nga Policia e Kosovës me ç‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi.
Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriqit, ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist./Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Studimi: Poshtë maleve tona fshihet “një thesar”

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

“Meritoni një lapidar si Clinton në Kosovë”, Rama inspekton punimet në rrugën e Komanit

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit