Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shfuqizojë vendimin ku parashihet ndalimi i muzikës në ora 21:00 për subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë.
Sipas tyre ky vendim po zvogëlon afarizmin e bizneseve në një orar kur pikërisht atëherë është esenciale të lejohet dhe rritet afarizmi nga ofrimi i aktiviteteve shërbyese.
SHGK po ashtu ka kërkuar miratimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përveç lejimit të muzikës deri në kohën që parashihet në orarin e punës, i bën thirrje që sa më shpejtë të votohet në Kuvend Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19. Në këtë Projektligj përveç tjerash, çfarë veçojmë si me shumë rëndësi dhe që me urgjencë të vihet në implementim, është Neni 7 dhe Neni 9. Neni 7 i këtij Projektligji, do të rendiste në nënparagrafin 2.14 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, nga norma standarde prej tetëmbëdhjetë përqind (18%) në atë të reduktuar prej tetë përqind (8%), për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimeve të ushqimit. Neni 9 i këtij Projektligji, pas paragrafit 8, do të shtonte paragraf të ri me numrin rendor 9 në nenin 38 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, që me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministri i Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve tremujore deri në dy (2) vite|”, thuhet në njoftimin për media.
Njoftimi i plotë:
Janë bërë më shumë se dhjetë (10) ditë që nga lehtësimi i fundit i masave nga Vendimi i Qeverisë së Kosovës nr. 01/32 i datës 25.09.2020. Duke u bazuar në atë që është me interes për sektorin e gastronomisë, janë ndryshuar ato masa sa i përket zgjatjes së orarit të punës, lejimit të ushtrimit të aktiviteteve shërbyese në hapësira të brendshme dhe zgjatjes së orarit në kohë të pacaktuar të lëvizjes së personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre.
Sipas të dhënave të fundit të IKSHPK – së, kemi të qartë që situata lidhur me përhapjen e pandemisë COVID – 19 është dukshëm stabile edhe pas lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës. Çdo ditë kemi më pak raste të reja të infektimit e më shumë raste të shërimit të personave të prekur nga ky virus. Kjo për neve tregon që sektori i gastronomisë nuk ka qenë faktor që ndikon në përhapjen e madhe të këtij virusi. Kjo tregon që gastronomia ka qenë shumë bashkëpunuesë në respektimin e manualit duke u kujdesur që shëndeti i popullatës është çështje me shumë rëndësi për të.
Një nga masat për të cilat sektori nuk është i kënaqur e që po aplikohet nga Vendimi i fundit, është e pikës së dytë të paragrafit të katërt, i cili lidhet me ndalimin e muzikës në ora 21:00 në subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë. Kjo për arsye se po zvogëlohet afarizmi i bizneseve në një orar kur pikërisht atëherë është esenciale të lejohet dhe rritet afarizmi nga ofrimi i aktiviteteve shërbyese.
Sa i përket ndikimit të pandemisë COVID-19 lidhur me dëmet e konsiderueshme ekonomike që janë shkaktuar dhe pritet të shkaktohen, edhe pse janë bërë studime të ndryshme që tregojnë numra jashtëzakonisht negativë, askush nuk mund të parashikojë me saktësi pa përfunduar në tërësi kjo pandemi, mirëpo është evidente që kemi shumë biznese që po falimentojnë në baza ditore.
Kjo për arsye të vazhdimit të të njëjtës barrë tatimore për bizneset, qasjes së vështirë në financim, mosmbështetjes së duhur financiare në kuadër të punësimit, rënies së kërkesës agregate, mosmbështetjes për ekonomi nga sektori financiar, etj.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, përveç lejimit të muzikës deri në kohën që parashihet në orarin e punës, i bën thirrje që sa më shpejtë të votohet në Kuvend Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike COVID-19. Në këtë Projektligj përveç tjerash, çfarë veçojmë si me shumë rëndësi dhe që me urgjencë të vihet në implementim, është Neni 7 dhe Neni 9. Neni 7 i këtij Projektligji, do të rendiste në nënparagrafin 2.14 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, nga norma standarde prej tetëmbëdhjetë përqind (18%) në atë të reduktuar prej tetë përqind (8%), për furnizimet e hoteleve, restoranteve dhe shërbimeve të ushqimit. Neni 9 i këtij Projektligji, pas paragrafit 8, do të shtonte paragraf të ri me numrin rendor 9 në nenin 38 të Ligjit Nr. 06/L-105 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, që me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike, Ministri i Financave mund të shtyjë afatin e pagesës së tatimeve tremujore deri në dy (2) vite.
Për neve si sektor që jemi të fokusuar në punësim, ky Projektligj do të ishte ndihmë shumë e madhe. Lusim që të inicohen sa më shumë incentiva që përkrahin ekonominë në përgjithësi dhe sektorin tonë në veçanti.
Shoqata jonë gjithmonë do të jetë në shërbim të bizneseve të gastronomisë dhe të gjithë atyre që u lidhen veprimtaritë me interes për sektorin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë, zbulon raporti
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve