Gashi për ngjarjet e fundit: E kanë të vështirë ta pranojnë një profil ndryshe të kryetarit të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në një intervistë për “Fokus”, ka folur për pjesëmarrjen e tij në një dasmë në Kosovë me veturë zyrtare, e cila u përfol shumë në opinion. Gashi tha se me ligj është i obliguar që të jetë i siguruar vazhdimisht, qoftë edhe gjatë udhëtimeve private.
“Ka pasur pretendime të pabazuara se kam keqpërdorur automjetet zyrtare, pavarësisht se me ligj jam i obliguar që të jem i siguruar vazhdimisht si gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ashtu edhe gjatë udhëtimeve private. Kur këto pretendime shihen të veçuara, ato mund të duken se janë thjesht tendenca për shpifjen e incidenteve. Megjithatë, unë besoj se ato janë simptoma të një çështjeje më të thellë që është prezente prej vitesh”.
“E gjithë kjo më jep të drejtën të kuptoj se kjo situatë nuk është rezultat i një përpjekjeje të qëllimshme për të denigruar apo mosnjohje elementare e gjërave për çështje kaq të thjeshta, aq sa është rezultat i një rezistence të paprecedentë për të pranuar një profil të ndryshëm të kryetarit të Kuvendit, i cili pas 22 vitesh promovon vlera të ndryshme nga ato që ishin më parë. Fatkeqësisht, periudha e tyre përfundoi më 8 maj”, thotë Gashi.
Ai shton se misioni i tij politik ka qenë gjithmonë të tregojë se, siç thotë ai, vendin mund ta udhëheqin individë profesionistë, kompetentë, të kualifikuar dhe të mirëarsimuar. Njëkohësisht ai tregon se gjatë tre muajve që ka qenë në këtë detyrë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për ngritjen dhe funksionalizimin e infrastrukturës parlamentare të Kuvendit.
“Zgjedhja ime kryetar i Kuvendit u mbështet nga të gjithë partnerët e koalicionit dhe integriteti im profesional është diçka për të cilën jam krenar, pavarësisht nëse të gjithë e vlerësojnë. Problemi që kanë disa qarqe nuk është te kualifikimet e mia, por te fakti që unë përfaqësoj një profil të ri të postit në këtë vend. Si kryetar i Kuvendit kam një të kaluar si jurist, redaktor, aktivist civil shumëvjeçare dhe përvojë politike dhjetëvjeçare”, tha Gashi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë