Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, deklaroi se 13 punëtorët të Qendrës së Mjekësisë së Urgjencës në Prishtinë, të cilët kanë pasur kontakt me njërin prej pacienteve që përfundoi me fatalitet nga COVID-19 janë në gjendje stabile dhe se me datën 19 e kryejnë vetizolimin 14 ditor.
Me këtë rast Gashi theksoi se, pas përfundimit të karantinimit të këtyre të fundit, do të konsultohen me IKSHPK-në dhe do të vendoset se a do të testohen për herë të dytë dhe nëse përsëri rezultojnë negativ, do të kthehen në vendet e tyre të punës për t’i shërbyer qytetarëve, në luftë kundër COVID-19.
“Për shkak të kontaktit që e kanë pasur me njërin prej pacientëve i cili ka dal pozitiv m e COVID-19, për çështje sigurie 13 punëtor të Qendrës së mjekësisë Urgjente i kemi dërguar, me datën 5 në vetë izolim të cilët me datën 19 e kryen 14 ditëshin e vetë izolimit dhe në bashkëpunim me IKSHP-në, do të konsultohemi sot apo nesër dhe do të vendosim se a do të testohen apo jo 13 punëtorët shëndetësor dhe nëse edhe në testimin e dytë do të jenë negativ, ata do t’i rikthehen punës”, deklaroi Gashi.
Gashi theksoi se ato vende ku ka të prekur apo të dyshuar me COVID-19, punëtorët i kanë të gjitha pajisjet mbrojtëse, kurse në QKMF, kanë vetëm maska dhe doreza, për shkak se në këto të fundit qytetarët kontrollohen nga distanca dhe nëse ka ndonjë të dyshuar atëherë e fusin në tënd.
“Praktikisht të g jithë punëtorët shëndetësorë janë të pajisur me masa mbrojtëse, masa komplete mbrojtëse ose si të themi të mbrojtur maksimalisht janë qendra studentore, ekipa që punon aty, ata të cilët punojnë në tendë 24 orë, që kanë kontaktin direkt me pacientët e dyshuar, qendra e mjekësisë urgjente apo ekipet e tyre si dhe ekipa në pikën kufitare. Ndërsa ekipet tjera që punojnë nëpër qendrat e mjekësisë familjare kanë maska dhe doreza, për arsye se në hyrje të QKMF-ve, qytetarët të cilët vizitohen nga distanca merret një anamnezë klinike dhe epidemiologjike dhe ata që janë të dyshimtë nuk lejohen fare të hynë brenda, momentin që ka dyshime atëherë hyn në tendë, kështu që e kemi kufizuar pak rrezikun ose e kemi organizuar në një mënyrë më të mirë mbrojtjen e punëtorëve shëndetësorë”, thotë Gashi.
Gashi thotë se Qendra Klinike Universitare, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që nëse mbushet komplet klinika infektive, atëherë në dispozicion për trajtimin e COVID-19, janë edhe 2-3 klinika të tjera.
“Sa kam informata komplet Qendra Klinike Universitare apo SHSKUK-ja, ka bërë organizimin që pasi të mbushet klinika infektive eventualisht ka edhe 2-3 klinika të tjera të cilat ofrojnë shtretër dhe që i kanë ndarë vetëm për çështjen e COVID-it. Ne i kemi bërë disa përgatitje pa kërkesë nga niveli qendrorë vetëm në rast se nevojitet i kemi disa hapësira ku mundë të ofrojmë shtretër normalisht që ato duhet të kompletohen edhe me pajisje mjekësore”, thotë Gashi.
Sa i përket menaxhimit të situatës shëndetësore në Komunën e Prishtinës, ai thotë se, deri tani po menaxhohet mirë, derisa theksoi se, në kryeqytet janë 5 7 raste me coronavirus.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Pensionet e marsit më të larta për 2.500 denarë, rritje do të kenë mbi 300 mijë pensionistë

Ambasadori francez: Ishte i papritur vendimi i Maqedonisë së Veriut për të votuar rezolutat e Ukrainës në OKB

Veliaj akuzon Dadon: Përndjekësi i familjes më ka ndaluar çdo takim, është vegël e Berishës

Zbulimi i kultivimit të hashashit nën tokë, kryeprokurori i Pejës: Kemi dyshime për laborator droge

Supremja hedh poshtë kërkesën e Salih Mustafës për zbutje të dënimit

“Fëmijët tri, katër orë para ekraneve” - psikologia Deliu tregon sa për qind të rasteve i trajton nga varësia teknologjike

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Raportimet për tërheqjen e trupave amerikane, “OCTOPUS” i quan propagandë dhe manipulim për të krijuar frikë në Ballkan

Kërkohet ndihma e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për kanosje në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe