Epitetet “frikacak”, “mashtrues”, “lepur”, “tradhtar” … të enjten e 2 marsit nuk u dëgjuan nga “fenomeni” Luiz në reality show-in BBVA, por nga “heronjtë” e Kuvendit të Kosovës, në adresë të kryeministrit Albin Kurti në një seancë që zgjati deri pas mesnate.
Shkas për krejt këto epitete, të përcjella me akuza të tjera të rënda, u bë marrëveshja e panënshkruar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në bazë të Propozimit evropian, apo franko-gjerman (quajeni si të doni) që nga e hëna e 27 shkurtit është bërë kryetemë politike.
E, për planin e pranuar deklarativisht nga Kurti dhe nga presidenti serb Vuçiq, u fol në Bruksel dhe u mirëprit në Uashington e Berlin.
Pak kronologji.
U deklaruan protagonistët e takimit të Brukselit. Kurti tha se ishte i gatshëm ta nënshkruajë, por jo edhe Vuçiqi – ndonëse nga selia e BE-së thanë se Kurti e Vuçiqi e kanë pranuar propozimin me të gjitha 11 pikat e saj.
Ishte presidenti serb ai që menjëherë pas takimit provoi të manipulojë opinionin duke thënë se Kurti nuk e pranoi Asociacionin. Ndërsa, dy ditë më vonë doli e tha se nuk do ta pranojë kurrë anëtarësimin e Kosovës në OKB, pavarësisht se e ka marrëveshjen – në pikën 4 të së cilës thuhet se Serbia nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Nejse.
Pavarësisht asaj çka thanë e thonë protagonistët lidhur me 11 pikat e marrëveshjes në Bruksel dhe pasi u kthyen në Prishtinë e në Beograd, takimi i tyre dhe dokumenti që pritet të implementohet shpejt u prit me entuziazëm nga pushtetet e dy vendeve.
Por, Kurti e Vuçiqi, nga opozita dhe një pjesë e analistëve në Beograd e në Prishtinë, u gozhduan deri në shkallën e akuzave për tradhti kombëtare.
Derisa në Beograd opozita shfryu mbi Vuçiqin, në Parlamentin serb para 27 shkurtit, në Prishtinë kjo ndodhi tri ditë pasi Albini tregoi se ishte i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen, ku figuron edhe Asociacioni.
Deputetët opozitarë, të enjten e 2 marsit, deri pas mesnatës pak u morën me propozimin e marrëveshjes dhe më shumë shfryn mllef përmes fyerjeve. Opozitarët në këtë dokument nuk e shihnin njohjen e Kosovës nga Serbia, e shihnin vetëm “Zajednicen”.
Harruan se “Zajednica” i ka rrënjët 10 vjet të thella, derisa LDK e PDK ishin në pushtet dhe kishin nënshkruar marrëveshje herë me Daçiqin e herë me Vuçiqin.
Pra, pak u morën me tekstin e marrëveshjes e më shumë me Albinin. Ia numëruan “heroizmat” Albinit opozitar në rrugë e Parlament dhe e gozhduan Albinin – “frikacak” e madje “tradhtar” si kryeministër.
E kritikuan me të drejtë Albinin kryeministër për mëkatet e veta. Në rrugëtimin tij politik prej opozitari ekstremist, jo rrallë edhe anarkist, duket se Albini të gjitha i kishte kalkuluar mirë, por jo edhe atë se shpejt mund të hipte në fronin e kryeministrit dhe do të përballej me Albinin në petkun e opozitarit.
Kryefjala e kritikave ishte se ai po pranon diçka që e ka kundërshtuar për gati dy dekada, më shumë se një dekada. “Jo negociata, Vetëvendosje” ishte motoja – platforma mbi të cilën lindi dhe u rrit Lëvizja Vetëvendosje.
Krejt kritikave e sulmeve në Parlament, Kurti iu përgjigj me argumentin, me armën e tij më të fuqishme – oratorinë dhe lojën e fjalëve.
Doli se seanca nuk u thirr të analizohet seriozisht dhe me kompetencë marrëveshja dhe pikat e saj, por për t’ia drejtuar gishtin Albinit dhe për t’i treguar çka bëri deri dje.
Deputetët nga foltorja, të LDK-së e PDK-së, bënin me gisht kah Albini dhe po e akuzonin. Ai herë skuqej pak, por më shumë qeshte. Mbase i kujtohej kur ai ishte opozitar dhe nga e njëjta foltore bënte me gisht drejt Thaçit kryeministër dhe i thoshte “mos u zgërdhijë”!
U fol gjithçka. Për kontrabandë deputetësh e për punë të tjera të liga që veç ata dinë t’i bëjnë …
Se çka bëri Albini me shokë gjatë gjithë këtyre viteve për të mbrojtur e ngritur kauzat e tij prej opozitari, këtë e dinë të gjithë. Siç e dimë edhe punën e “qershive” qëkur mori pushtetin absolut, Parlamentin, Kryeministrinë dhe Presidencën, përmes Vjosës. Por, duhet ta pranojmë se nuk është as i pari as i fundit që i ka hangër qershitë e veta, ndonëse grumbulli i qershive të tij ishte më i madh.
Epitetin mashtrues ia veshën, sapo veshi petkun e kryeministrit, por tradhtar e cilësuan së fundmi kur nuk pranoi propozimin amerikan për shtyrjen e afatit për targat ilegale serbe.
U sulmua dhe gozhdua Albini, sepse ai, si asnjë lider tjetër, i solli në pikën më të ulët marrëdhëniet e Kosovës me aleatin e saj më të madh, Amerikën, si dhe aleatët e tjerë perëndimorë.
Kishin të drejtë të gjithë ata që e kritikuan. Ai duhej pranuar propozimin amerikan për shtyrjen e afatit për targat.
U përpoq të lante m* me sh*, por nuk u nxor hiq me fytyrë kur mori vendimin për ndalimin e targave ilegale nëpër etapa, sepse shumë pak automjete me targa KM, PR, GL janë riregjistruar në RKS (nga 9000 sa supozohet të jenë në pronësi të serbëve në Kosovë, as 100 sosh nuk janë riregjistruar nga shtatori 2022 deri në shkurt 2023).
Tash, kur Albini iu bind kërkesës së ShBA-së dhe pranoi propozimin evropian, prapë tradhtar, sepse tradhtoi qëndrimet e Albinin opozitar për të gjitha kundërshtimet dhe kushtet që kishte parashtruar (premtuar) edhe për dialogun me Serbinë. Dialogu nuk ishte në mesin e prioriteteve të qeverisjes së tij.
E vërtetë. Albini po i han të gjitha qershitë. Por, gjithashtu shumë e vërtetë se shumë nga ata që po e kritikojnë sot, dikush duke e vënë theksin në zanore e duke i zgjatur ato e dikush duke e ngritur zërin në Kuvend, po harrojnë se janë (ose ishin paraardhësit e tyre në kampet politike) pjesë e mëkatit të madh dhe se është trashëgimi nga ata Asociacioni si dhe shumë marrëveshje të tjera.
Albinin që thoshte “familjarët e kushërinjtë janë për dasma”, duhet kritikuar për shumëçka që ka të bëjë keqqeverisjen, kapjen e institucioneve të shtetit, përmes emërimeve partiake, akomodimin nëpër poste të rëndësishme të familjarëve, të familjarëve të ministrave, të tezeve të presidentes. Duhet kërkuar llogari për dy vjet gjumë – vendnumërim në përmirësimin e gjendjes në arsim, shëndetësi, ekonomi. Infrastruktura, sidomos ajo rrugore, është shembulli më i keq. As gropat e hapura nëpër rrugët magjistrale nuk po i mbyll kush …
Nejse.
T’i kthehemi kryetemës, Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, sipas Propozimit të BE-së.
Skeptikëve (opozitës dhe analistëve të gjithëdijshëm) në Kosovë se marrëveshja përmes “Zajednices” na çon drejt krijimit të një “Republika Sërpskas”, iu përgjigjen më së miri aleatët tanë ndërkombëtarë.
ShBA-ja dhe Gjermania e thanë prerazi: nuk ka “Zajednicë” sipas interpretimeve të mëparshme të Albinit. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, e tha me plot garanci se “Shtetet e Bashkuara nuk e mbështesin dhe nuk do të mbështesin diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës Serbe dhe as nuk i ka kërkuar asnjëherë Kosovës që të themelojë diçka që është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”. Qëndrim të tillë lidhur me Asociacionin mban edhe Qeveria Gjermane.
Pavarësisht kësaj, krerët e dy partive më të mëdha opozitare (LDK e PDK), që promovohen si më pro-amerikane, vazhduan të kritikojnë Propozimin e BE-së. Kjo e shqetësoi Amerikën, duke thënë se “deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”.
“Presidenti Biden dhe sekretari i Shtetit, Blinken, në komunikimet e tyre të fundit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, nënvizuan se propozimi ka mbështetjen tonë të fortë dhe do ta çojë Kosovën drejt stabilitetit më të madh rajonal, prosperitetit ekonomik dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, kanë thënë nga Ambasada amerikane.
Për ata politikanë e liderë që mund të kenë harruar – ne edhe harrojmë sepse jemi dëshmuar se kemi mbamendjen si të peshkut – duhet përkujtuar përkushtimin amerikan për Kosovën dhe shtetësinë e saj përmes deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Ecobar, i cili në fillim të dhjetorit të kaluar tha: “Përkushtimi ynë për Kosovën, për sovranitetin e saj, pavarësinë e saj, integritetin territorial dhe sigurinë është i fortë. Dhe, nuk ka të bëjë me një person dhe një parti. Partneriteti është me njerëzit e vendit dhe ne nuk do t’i braktisim ata”.
Nejse.
Është koha e fundit që politikanët në Kosovë të zhvishen nga inatet dhe mendësia primitive “për inat të resë më vdektë djali”.
Aleatët e saj i kanë ofruar Kosovës një marrëveshje që nuk cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të saj dhe një model Asociacioni në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Për implementimin e kësaj marrëveshje janë caktuar afatet kohore.
Janë lodhë edhe amerikanët me neve. Nuk duan të merren me inatet tona të brendshme, kush kënd po e shpall ma frikacak, ma mashtrues e ma tradhtar.
E njëjta vlen edhe për dorën e zgjatur të Putinit në Ballkan, Vuçiqin. Amerikanët dhe evropianët ia kanë bërë të qartë se s’ka më lojë të dyfishtë. Perëndimorët kanë paralajmëruar fundin e lojës së “shkopit dhe karotës” për Vuçiqin.
Uashingtoni dhe Brukseli kanë thënë se Marrëveshja e prezantuar në Bruksel nuk negociohet. Prandaj, Kurti dhe Vuçiqi do të takohen më 18 mars në Ohër për ta diskutuar planin e zbatimit të propozimit evropian.
Ndonëse konteksti nuk është aspak i njëjtë, mu kujtua thënia “Bëje ose vdis”, e veprimtarit të Lëvizjes Kombëtare, profesorit, shkrimtari dhe publicistit, Ukshin Hoti.
Kurti e Vuçiq janë vënë para aktit të kryer. Nga kjo varet jeta ose vdekja e tyre politike.
Game Over!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A