LAJMI I FUNDIT:

Galaxy S8+ më i kërkuar sesa mendohej fillimisht

Galaxy S8+ më i kërkuar sesa mendohej fillimisht

Galaxy S8+ është duke arritur më shumë sukses, sa i përket kërkesave, se sa që ka parashikuar kompania. Kjo informatë vjen nga një raport nga Korea e Jugut, që citon burime të pa-emëruara.

Duke hasur në kërkesë të shtuar, Samsung ka rritur nivelet e prodhimit për Galaxy S8+, që do të jenë në 45 për qind të numrit total të njësive të prodhuara të S8.

Plani fillestar ka qenë që pajisjet të prodhohen në raport 60/40, 60 për qind prej të cilave do të ishin S8. Kompania mund të vazhdojë të rrisë proporcionin e pajisjeve S8+ të prodhuara, në bazë të porosive që do t’i marrë.


Sipas raporteve, Samsung po pregatit 20 milionë njësi S8 dhe S8+ për lansimin që do të ndodhë më vonë gjatë këtij muaji. Kjo shumë është dyfish më e lartë se ajo e dyshës S7 të vitit të kaluar.