LAJMI I FUNDIT:

Gaforrja – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Gaforrja – Horoskopi për vitin 2019. Çfarë ju sjell viti i ardhshëm në punë, shëndet, dashuri…

Lexoni se çfarë mund të prisni në vitin 2019 në punë, shëndet, dashuri dhe cilat janë ato këshilla të cilat mund të ndihmojnë në marrjen e vendimeve të rëndësishme!

Telegrafi hollësisht zbulon se çka ju pret në vitin e ardhshëm.

Puna:


Planeti Mars që në fillim të janarit dhe Vitit të ri do të hyjë në shenjën e Dashit, ku sunduesi është i fuqishëm. Duke kaluar nëpër fushën tuaj të punës dhe karrierës do t’ju sjellë motivim të madh dhe orientim drejt qëllimeve.

Do të keni mjaft forcë që t’i përvisheni edhe detyrave më të vështira të punës dhe projekteve të mëdha dhe afatgjata. Shpirti juaj garues do të jetë i sforcuar dhe do të jeni të gatshëm që të përpiqeni në mënyrë që të arrini avancim në karrierë.

Me partnerët afaristë do të bashkëpunoni më intensivisht me qëllim të përforcimit të interesave të përbashkëta. Trigoni i Merkurit bashkë me Uranin do t’ju nxisë për zhvillim të ideve të reja, të cilat do të mund t’i shfrytëzoni në mënyrën tuaj të punës dhe të përshpejtoni realizimin e qëllimeve.

Më 5 janar, Merkuri do të hyjë në shenjën e Bricjapit dhe në fushën juaj publike dhe të partneritetit. Do të filloni me paraqitjen në publik edhe me partnerët potencialë afaristë të projekteve tuaja të reja. Kjo do t’ju mundësojë që të lidhni kontrata të reja të cilat do të jenë dobiprurëse.

Më 7 janar, Venera do të hyjë në shenjën e Shigjetarit dhe do t’ju sjellë përmirësim të marrëdhënieve me kolegët e punës dhe sukses në fushën e shërbimeve të cilat kanë të bëjnë me femrat, por edhe me kozmetikën.

Kuadrati i Jupiterit me Neptunin më 13 janar ju paralajmëron që të mos planifikoni udhëtime afariste, sepse nuk do t’ju sjellin rezultatet e pritura. Përkrahja të cilën e prisni në fushën e financave do të mungojë, ndërkaq nga eprorët do të merrni shpjegime të paqarta.

Në dekadën e tretë të janarit, Marsi do të bëjë kuadrat me Saturnin dhe do t’ju çojë deri në mospajtime dhe vështirësi serioze në marrëdhëniet me partnerët afaristë në afat të gjatë. Janë të mundshme edhe konflikte me persona autoritarë, të cilët nuk do të përkrahin qasjen tuaj moderne ndaj punës dhe metodat bashkëkohore.

Konjuktiviteti i Venerës me Jupiterin do t’ju sjellë sukses të madh dhe fitime më të mëdha na fushat e pritura të shërbimeve të ndryshme afariste. Do të arrini të zgjeroni ofertën tuaj afariste. Qarkullimi i pagesave tuaja do të jetë i shtuar.

Gaforret e papunësuara do të marrin ofertë për punësim në fushat e shërbimeve. Nëse merreni me veprimtari zejtare do të keni mundësi të filloni biznesin tuaj vetjak.

Shëndeti:

Kalimi i Venerës nëpër fushën tuaj të shëndetit dhe konjuktiviteti të cilin do ta bëjë me Jupiterin do t’ju sjellin shëndet të qëndrueshëm dhe të fuqishëm gjatë janarit.

Do të jeni plotë energji pozitive, të relaksuar, të hareshëm, gjë që do të forcojë edhe imunitetin dhe rezistencën tuaj ndaj stresit. Është e nevojshme pak më shumë të lëvizni në mënyrë që kondicionin ta mbani në formë.

Dashuria:

Nëse jeni në lidhje: Konjuktiviteti i Diellit me Saturnin, i cili sundon fushën tuaj të dashurisë, në fillim të janarit do t’ju sjellë maturi në qëllimet e përbashkëta të cilat do t’i planifikoni me personin e dashur.

Marrëdhëniet tuaja hyjnë në fazën stabilizuese, mirëpo, edhe krahas kësaj, do të ndodhin mospajtime të herëpashershme për shkak të kuadratit të Merkurit me Marsin. Këto do të mund t’i kapërceni dhe t’i harmonizoni.

Pjesa e dytë e dhjetorit do t’ju sjellë mospajtime serioze lidhur me një qëllim të përbashkët. Asnjëri nuk do të lëshoni pe dhe për këtë arsye më mirë do të jetë të merreni vesh.

Deri në fund të muajit do të arrini të gjeni zgjidhje të pranueshme për të dy dhe do të realizoni një qëllim të rëndësishëm të përbashkët. Një udhëtim i përbashkët do t’jua mundësojë sekstili i Saturnit me Neptunin.

Nëse jeni të lirë: Konjuktiviteti i Diellit me Saturnin në fillim të janarit do t’ju sjellë njohje me një person i cili do t’ju pëlqejë për shkak të karakterit të fuqishëm dhe qëllimeve ambicioze.

Do të dashuroheni dhe do të angazhoheni që të lini tek ai mbresa dhe do t’ia tërhiqni vëmendjen. Midis jush në fillim do të krijohet një garë. Do të dëshironi t’i nxirrni në pah cilësitë tuaja dhe do të bëni biseda e debate mbi tema të ndryshme.

Deri në fund të muajit do të filloni të ndieni gjithnjë e më shumë simpati reciproke. Do të filloni lidhje emocionale.

Gaforret pak më të vjetra do të jenë të interesuara që të njohin më mirë personin të cilin do ta takojnë në një seminar afarist.

Në fillim do t’u përmbaheni rreptësisht temave afariste, mirëpo më vonë do të filloni të hapeni shpirtërisht ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?

Astrologji
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE

Intimitet dhe Pasion
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh

A e dini se...
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë

Këshilla dhe ide
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes

Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes

Stil
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?

A e dini se...
Kalo në kategori