LAJMI I FUNDIT:

Gabriela Cilmi, këngëtarja australiane me prejardhje shqiptare

Gabriela Cilmi, këngëtarja australiane me prejardhje shqiptare

Këngëtarja 16-vjeçare australiane Gabriella Cilmi, e cila arriti famë botërore me këngën "Sweet about me", ka pohuar se ajo është me prejardhje arbëreshe.

Në një intervistë për gazetën britanike "The Independent", Gabriela konfirmon se "dialekti i nënës së saj që vjen nga Kalabria, ka edhe fjalë shqipe".

Që të dy prindërit janë me prejardhje nga Kalabria e Italisë, babai i saj i takon gjeneratës së dytë të emigrantëve kalabrezë, kurse e ëma kishte lindur në Itali. Ajo më vonë kishte kuptuar se prindërit e saj flasin një dialekt jugor italian, që nga disa italianë nuk konsiderohet italishte e "pastër".

Gabriela – Amy Winehouse e re

Ajo konsiderohet një "Amy Winehouse e re" dhe fama e saj filloi në Later With Jools Holland në dhjetor të vitit të kaluar, program ky i respektueshëm televiziv i krijuar nga BBC, që ka një traditë prej më se 20 vitesh dhe vazhdimisht prezanton këngëtarë dhe bende të talentuara para se të bëhen "mainstream".


Ajo tregon për fillimet e para në muzikë, inspirimet dhe se si në moshën 12- vjeçare kishte krijuar një rock bend me katër djem të rinj në lagjen e saj. Ata ushtronin pa ndërprerë në garazhin e prindërve të saj, duke u larguar rrallë nga "heavy rock"-u si: Kings of Leon, Ledd Zeppelin, me një zë të saj që duket se është i "krijuar" për këtë zhanër.

Problemi shëndetësor i ndihmon në karrierë

Vëllimi i zërit të saj, siç shpjegon ajo, vjen nga problemet që ajo ka me shpinën e saj. "Unë kam pasur probleme me shpinën gjatë gjithë jetës sime", thotë ajo.

"Siç duket, shpina ime është e shtrembëruar në atë mënyrë dhe i shtyn organet brenda meje. Shkova të shoh gjendjen njëherë dhe doktori më tha se për shkak të mënyrës se si është e lakuar shpina, unë mund të këndoj ashtu siç këndoj. Ai nuk hyri në detaje, por ishte i sigurt për arsyen. Madje, ai më ofroi që të korrektonte formën e shpinës. Por unë refuzova", thotë ajo me buzëqeshje./summer pages/

Në trend

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Publikohet video e momentit kur plagoset njëri nga familjarët e autorëve të vrasjes së Besar Nimanit

Boks
Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Fero ndan çastet e ëmbla me bashkëshorten e tij të dytë, i zbulon edhe portretin

Magazina
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Kalo në kategori