Zëvendës ndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Gabriel Escobar vjen në Shkup. Të enjten dhe të premten zyrtari i lartë amerikan do të takojë kreun shtetëror, presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Në agjendën e Escobar është paraparë takim edhe me liderin e opozitës maqedonase Hristijan Mickoski.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen në një kohë kur tensionet janë të shtuara sidomos pas mos miratimit të nevojës për ndryshimet kushtetuese për shkak të mungesës së votave të 80 deputetëve. Në maj zyrtari i lartë amerikan në një intervistë porositi që opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese me qëllim që të mbështetet rruga evropiane e vendit. Sipas Escobar mbështetja e tillë është për vendin dhe jo për pushtetin aktual.
“Shqetësimi ynë më i madh është se po humbim kohë. Nuk presim nga opozita ta përkrah kryeministrin. Atë që dua ta dëgjoj nga opozita është përkushtimi në rrugën euro-atlantike dhe kjo përfshin shqyrtimin e mundësisë se si Maqedonia e Veriut të gjendet para mbajtjes së konferencës së dytë ndër-qeveritare. Do të thoja se kredibiliteti i procesit të zgjerimit varet nga Maqedonia e Veriut. Kemi shtet që ka bërë gjithçka që ishte e nevojshme në mënyrë që të kalojë në hapin e radhës dhe mendoj se e meriton hapin e radhës”, tha Gabriel Escobar, zv/ndihmës sekretar amerikan i shtetit.
Ndërkohë në një debat për Ballkanin Perëndimor para Nën-komitetit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan muajin e kaluar, Escobar theksoi se Uashingtoni e mbështet procesin për ndryshime kushtetuese që do të mundësojnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por se është i angazhuar edhe me qeverinë e re të Bullgarisë për të siguruar që ajo të mos bëjë kërkesa të reja. Shumica të premten e kaluar arriti të miratojë rendin e ditës në Kuvend me 70 vota për dhe 47 kundër por në momentin e shterjes së fjalimeve të 9 deputetëve, nevoja e ndryshimeve kushtetuese nuk u nxor në votim. Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ditë më parë tha se vazhdimi i seancës do të ndodh në momentin kur do të krijohen kushtet për votim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës