Kosova pësoi humbje 3-0 nga Ukraina në një ndeshje ku zhvilloi lojë të mirë.

Edhe pse krijoi disa raste të mira shënimi, kosovarët e dënuan nga përvoja më e madhe e ukrainasve.


Njëri nga mesfushorët më të dalluar të Kosovës në këto kualifikime, padyshim që është Hekuran Kryeziu.

Kryeziu pas ndeshjes ka shkruar se gabimet i kushtuan Përfaqësueses me humbje ndaj Ukrainës.

Ai ka shtuar se një ditë do t’i bëjnë krenar të gjithë tifozët e Kosovës.

“Pësuam përsëri nga disa gabime. Ishim të pafat sonte. E di që është pak të ju kërkojmë falje, por ne jemi një Përfaqësuese e re dhe po mundohemi të rritemi ngadalë. Një ditë do të ju bëjmë krenar”, shkroi mesfushori i Luzernit. /Telegrafi/

telegrafi sport app