Autoritetet belge kanë kryer një sërë bastisjesh dhe arrestimesh në klubet e futbollit në të gjithë Belgjikën, që lidhen me hetimet për mashtrime financiare dhe ndoshta kurdisje të ndeshjeve.
Zyra e prokurorisë federale ka thënë se 44 bastisje janë bërë në Belgjikë dhe 13 më e shumë në Francë, Luksemburg, Qipro, Mal të Zi, Serbi dhe Maqedoni.
Sipas prokurorit të rastit kjo është bërë pas një hetim njëvjeçar ku ka prova se ka “veprimeve të dyshimta financiare” nga agjentët sportivë dhe indikacionet “për ndikim të mundshëm të ndeshjeve” gjatë sezonit të kaluar.
“Ndreqja e ndeshjeve minon integritetin e sportit. Departamenti i Drejtësisë po punon për një sport të drejtë”, ka thënë ministri i drejtësisë, Koen Geens.
Hetimi vjen vetëm tre muaj pasi ekipi kombëtar belg arriti gjysmëfinale të Kupës Botërore dhe mundi Anglinë të përfundojë e treta në turneun e mbajtur në Rusi.
Sipas mediave lokale, agjenti më i njohur në Belgjikë, trajneri i Bruges, Ivan Leko dhe një ish-zyrtar i klubit Anderlecht janë në mesin e atyre që janë marr në pyetje.
“Agjentët, gjyqtarët, një ish-avokat, një zyrë kontabiliteti, argjendarët, gazetarët” ishin ata që u bastisën kanë thënë autoritetet pa specifikuar emrat.
Hetimet përqendrohen në “aktivitetet që kanë të bëjnë me një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion “, ka thënë zyra e prokurorit.
Bastisjet kanë përfshinë 184 zyrtarë policorë në Belgjikë dhe 36 në vendet e tjera.
Aty thuhet se disa agjentë të futbollit, të pavarur nga njëri-tjetri, kishin planifikuar që të fshehin komisionet e transferimeve, pagesat e lojtarëve dhe trajnerëve dhe pagesa të tjera nga autoritetet belge, duke shkaktuar humbje tatimore. /Telegrafi/