Një furgon është drejtuar drejt këmbësorëve të Urës së Londrës, raporton CNN.

Mark Roberts thotë se furgoni lëvizte me shpejtësi të madhe, për çka një person e hodhi disa metra lartë në ajër.


Ai shton se ka dëgjuar edhe të shtëna më vonë, transmeton Telegrafi.

“Ishin 100 veta në rrugë. U ngriva në vend. Nuk dija ku të shkoja”, ka thënë ai.

Ka dyshime se disa persona janë therë me thikë.

Policia Metropolitane e Londrës ende nuk ka dalë me ndonjë deklaratë të detajuar për këtë sulm. Mirëpo, dyshohet se është sulm terrorist pasi janë janë vënë në kërkim të tre personave. /Telegrafi/