Funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor, prag i patejkalueshëm qe një dekadë

Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Sistemit Informativ Shëndetësor (SISh) në Kosovë, ende nuk është funksionalizuar. Mungesa e SISh-it po konsiderohet se është shkaktar i shumë vështirësive për pacientët, personelin shëndetësor dhe po pengon në ecjen përpara të procesit për sigurimet shëndetësore. Pacientët duhet të bartin me vete çdo dokument mjekësor në vizitat shëndetësore, të cilat tregojnë për gjendjen e tyre shëndetësore.
Sistemi Informativ Shëndetësor bën gjenerimin, përpilimin, analizimin, komunikimin dhe përdorimin e të dhënave për sektorin publik dhe privat shëndetësor.
Njohësi i politikave shëndetësore dhe njëkohësisht zëvendësdrejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi, vlerëson se ky sistem është jetik për një shëndetësi kualitative.
Derisa për kryetarin e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve, Besim Kodra, SISh-i është “thembra e Akilit” në shëndetësi.
Ndërkaq, dështimin për funksionalizmin e SISh-it, opozita ia atribuon ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Zëvendësdrejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi në thotë për KosovaPress, thotë se mungesa e këtij sistemi po i vështirëson punën personelit shëndetësor dhe pacientëve, për çka potencon se nuk po pengon edhe në nxjerrjen e statistikave e hulumtimeve.
“Është jetik, jo i nevojshëm Sistemi Informativ Shëndetësor sepse nuk mundesh të kesh një shëndetësi kualitative, në kohë dhe të qasshme pa sistem të informimit shëndetësor. As nuk mund të nxjerrësh të dhëna, statistika, as nuk mund të bësh hulumtime, audite sepse nuk ke të dhëna…I bëjmë si në kohën e gurit, duhet t’i nxjerrësh punëtoret tanë që punojnë në kryeqytet janë të mbingarkuar dyfish. Infermierët në sportel punojnë me sistem informativ shëndetësor, i fusin të dhënat kur funksionon sistemi, të njëjtën janë të obliguara ta bëjnë në protokoll. Një pacient shënohet në 3-4 protokolle siç është procesi dhe ka mundur të kryhet vetëm me atë sistem në kompjuter…Sistemi ta lehtëson punën nëse funksionon si tërësi, nëse funksionon kështu veç e vështirëson…Kur sistemi informativ shëndetësor është i lidhur, kujdesi parësor, dytësor dhe tretësor, kur pacienti nuk do të ketë nevojë ta marrë një letër në dorë, e prej këtu të shkojë në spital ose diku tjetër”, thotë Gashi.
Po ashtu, edhe kryetari i Shoqatës së Pacientëve, Besim Kodra thekson se mos funksionalizimi i SISh-it, po bëhet me qëllim, ngaqë sipas tij “vë në dritë shumë gjëra”.
Kodra thotë se mungesa e këtij sistemi sjell mjegull në shëndetësi, që sipas tij, po shfrytëzohet mjaftë mirë nga grupet mafioze.
“Sistemi informativ shëndetësor është thembra e Akilit në shëndetësi, mirëpo ka një farë investimi të grupeve kushtimisht mafioze që gjërat mos të ecin përpara, për shkak se ky sistem shumë gjëra i vë në dritë, dhe ekziston një tendencë e të gjitha politikave që sistemi informativ shëndetësor të mos bëhet. Ka pasur një lëvizje më herët, është kthyer krejt në pikën mbrapa, ka vazhduar me një sistem tjetër. Tani prapë po tentohet të kthehet në sistemin informativ, gjithsesi po ikin mandatet dhe SISh-i nuk po bëhet. Përderisa nuk e kemi sistemin informativ, e kemi një mjegull në shëndetësi, e kjo mjegull shfrytëzohet shumë mirë prej grupeve mafioze”, thekson Kodra.
Derisa, për të përmirësuar shërbimin shëndetësor ndaj pacientëve, në vitin 2011, Ministria e Shëndetësisë (MSH), ka provuar fillimin e zbatimit të këtij sistemi në tri faza.
Përfshimi i pilotimit dhe implementimit të sistemit në 30 për qind të territorit të vendit dhe vlerësimin e pilotimit në fund të vitit 2014, planifikohej të bëhej në dy fazat e para.
Ndërkaq, faza e tretë përfshinte implementimin e sistemit në gjithë territorin e vendit.
Por, pavarësisht kësaj, ende nuk është arritur të bëhet zgjidhje.
Për këtë ka folur, edhe anëtar i Komisionit parlamentar për Shëndetësi, Bekim Haxhiu. Ai për KosovaPress, thotë se mosfunksionalizimi i SISh-it, është një dështim total i qeverisë.
Sipas tij, me këtë dinamikë, nuk pritet që të ketë sigurime shëndetësore në Kosovë deri në vitin 2030.
“Zotri Vitia po thotë se është në fazën e studimit të fizibilitetit për Sistemin e Informimit Shëndetësor, derisa në tri vitet e fundit ne e kemi pa se miliona euro të cilat kanë qenë të planifikuara për Sistemin e Informimit Shëndetësor dhe kanë shkuar në suficif, nuk janë shpenzuar ato mjete. Ne për fat të keq nuk kemi Sistem të Informimit Shëndetësor, si parakusht për të filluar pastaj me sigurimet shëndetësore…Është një dështim total i kësaj ministrie dhe i kësaj qeverie sa i përket edhe Sistemit të Informimit Shëndetësor por edhe vetë sigurimeve shëndetësore. Sipas kësaj dinamike, nuk pritet që të ketë sigurime shëndetësore në Kosovë të ketë deri në vitin 2030”, potencon Haxhiu.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje me shkrim thotë se është hartuar plani strategjik për SISh-in, i cili është dërguar për miratim në Qeverinë e Kosovës.
MSh thekson se pasi të bëhet miratimi i këtij plani, do të vazhdohet me projektet që janë të planifikuara në strategji.
“Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ka bërë Studimin e Fizibilitetit për Sistemin e Informimit Shëndetësor dhe konform Raportit të Fizibilitetit në vitin 2023 është hartuar Plani Strategjik për SISH, i cili është dërguar për miratim në Qeverinë e Kosovës. Pasi që të bëhet miratimi i Planit Strategjik të SISh-it, do të vazhdohet me projektet që janë të planifikuara në strategji”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës