Fundjava e festave ka vazhduar sezonin turistik në Ohër dhe Strugë. Turistët po shijojnë motin e mirë pranë liqenit. Dominojnë mysafirë individual, por ka edhe prej atyre që vijnë në mënyrë të organizuar.

“Jemi dy ditë. Vijmë nga Shkupi. Është bukur dhe jemi të kënaqur”, tha një turist nga Shkupi.


“Kemi banesë këtu dhe vijmë rregullisht. Jemi këtu gati katër ditë. Është bukur, ka mjaft njerëz, moti është i bukur, gjithçka është mirë”, tha një turist nga Gostivari.

Ka turistë të huaj nga kudo. Më shpesh ata qëndrojnë për një deri në dy ditë.

“Mbërritëm në Ohër dhe do të qëndrojmë këtu dy ditë, pastaj do të vazhdojmë. Pamë Shkupin dhe tani jemi në Ohër për dy ditë. Na pëlqen shumë, është qytet shumë ekzotik”, tha Turist nga Sllovakia.

“Vijmë nga Podgorica, do të qëndrojmë gjashtë ditë. Vendosëm për Ohrin sepse është destinacion i famshëm turistik, ndoshta për shkak të disa atraksioneve historike. Natyra është gjithashtu e bukur, liqeni është i bukur”, u shpreh Turist nga Mali i Zi.

“Natyra është shumë e bukur, njerëzit janë mikpritës, po e shijojmë shumë. Sapo kemi mbërritur, por nuk kam dyshim se do të jetë mirë”, tha një Turist nga Mali i Zi.

Kapacitetet gastronomike janë të mbushura deri në 70%. Megjithatë, të gjithë bien dakord se ky sezon turistik është më i dobët se ato të kaluarat./Alsat/