LAJMI I FUNDIT:

I ftohti ‘armiku’ më i madh për të pastrehtët dhe varfnjakët

I ftohti ‘armiku’ më i madh për të pastrehtët dhe varfnjakët

Duke pasur parasysh se temperaturat këto ditë në Maqedoni kanë shënuar rënie drastike në Maqedoni, edhe atë deri -24 gradë C, përveç ankesave të ndryshme të njerzve, me theks të veçantë janë varfnjakët dhe personat e pastrehë. Sellvet Mamedovski, 57 vjeçare nga komuna e Butelit, më shumë se 7 vite endet në çdo vend për të jetuar. Mbledh letra dhe shishe plastike për të mbijetuar, raporton Faktor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo thotë se para gjysmë viti, e ka humbur edhe ndihmën sociale sepse ka harruar të paraqitet në kohë në Agjencinë për punësim, dhe tani ka ngelur edhe pa ato pak para që i shfrytëzonte për bukë.

‘Harrova të paraqitem, nga skamja unë kam harruar se në cilën ditë jemi. Si ta di kur nuk kam asgjë, çdo ditë jam në rrugë. Nëse ka letra dhe shishe mbledh, por nuk jam vetëm unë, shumë të varfur ka që jetojnë nga e njëjta. Vështirë jetojmë, nuk kam para, tani pres nip nga vajza. E shfrytëzojë një dhomë në barakat e vjetra. Frynë nga të gjitha anët, nuk kemi për ngrohje. Ngrimë. Tani kur është ftohtë e kemi më rëndë…Nuk kemi rregullisht ushqim, gjej bukë nga kontenjerët ose njerëzit. Punoj sa për bukë, por tani nuk ka punë. Është shumë ftohtë’, rëfehet Sellvet.


Mbrëmë, me gjasë, në Maqedoni u shënua edhe viktima e parë. Një i pastrehë 68 vjeçar u gjend i vdekur në Komunën e Aerodromit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori