LAJMI I FUNDIT:

FSK dhe Ajova me plan të përbashkët për vitet 2025-2027

FSK dhe Ajova me plan të përbashkët për vitet 2025-2027

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të partneritetit ndërmjet FSK dhe Gardës Kombëtare të Ajova-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një delegacion nga FSK mori pjesë në Konferencën Planifikuese për koordinimin e trajnimeve dhe aktiviteteve për vitet 2025-2027, sipas linjave të përpjekjeve, manovrës, mbështetjes logjistike, personelit, komunikimit dhe kibernetikës, mjekësisë si dhe kanalit të nënoficerëve dhe zhvillimit të liderëve. 

Në njoftim bëhet e ditur se konferenca është realizuar në Ajova të ShBA-së, bazuar në udhëzimet dhe zotimet e komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Ajova-s, gjeneral major Stephen Osborn.


“..Bazuar në partneritetin që ka FSK me Gardën Kombëtare të Ajova-s, delegacioni nga FSK është udhëhequr nga Shefi i G3/7 SHPFSK, kolonel Astrit Haliti dhe pjesëmarrje nga: G1SHP, G4SHP Rreshter Majori i FSK-së dhe KFT.

Gjatë këtij aktiviteti është rifreskuar plani i trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta për vitet 2025-2026 si dhe është përfshirë edhe viti 2027, në mbështetje të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Ymeri: Ka njerëz që bëhen deputet pa i parë asnjëherë në publik

Lajme
Kalo në kategori