Dëshironi ten të shkëlqyeshëm pa rrudha? Kjo është ëndërr e çdo femre dhe kjo është mënyra si ta arrini këtë në mënyrë krejtësisht natyrale. Provoni melhemin e zi. Ku është sekreti i tij?
Sekretin e melhemit të vrugtë e bëjnë përbërësit natyralë – vaji i farave të kungullit dhe dylli i bletëve.
Në studim janë treguar fotografitë e njerëzve para dhe pas përdorimit të melhemit dhe është përmirësuar dukshëm lëkura e fytyrës pas vetëm tre tretmanëve me ekstraktin e vajit madje në 95 për qind të rasteve, transmeton Telegrafi.
Efekti anti-plakje
Vaji i kungullit është shumë i pasur me antioksidantë të cilët ngadalësojnë procesin e plakjes së lëkurës dhe ka nivel të lartë të thartirave yndyrore. Këto substanca ushqyese mbrojnë lëkurën nga dëmtimet dhe shtojnë elasticitetin e saj.
Përmbajtja e vitaminës E në vajin e kungullit gjithashtu është e lartë dhe pikërisht është ajo vitaminë e njohur si “vitaminë e bukurisë”. E bën lëkurën të butë dhe të lëmuar.
Nëse dëshironi lëkurë si të bebeve, ky vaj do t’ju japë rezultatin më të mirë. Atë mund ta përdorni për të gjithë tipat e lëkurës.
Barazon tenin e lëkurës
Vaji i vlefshëm i kungullit barazon tenin, sepse është i pasur me vitaminat A, C dhe E, për të cilat është e njohur që nxisin krijimin e qelizave të shëndetshme të lëkurës.
Maska
Nevojiten:
– një lugë vaj kungulli,
– një lugë e plotë mjaltë,
– 2 lugë sheqer,
– gjysmë filxhani jogurt.
Përgatitja: Të gjithë përbërësit përzieni sa më mirë, mbani në fytyrë 10 minuta dhe shpëlani pastaj me ujë të vakët. Në fund mund të qitni kremin tuaj të zakonshëm për fytyrë.
Për lëkurë të hidratuar, të butë dhe të shkëlqyeshme përdorni maskën për fytyrë sa paku një herë në javë. /Telegrafi/