Dikur fshati ishte i banuar vetëm me komunitetin serb, deri në vitet e 70-ta. Familja e parë shqiptar, që kishte ardhur në këtë fshat ishte ajo e 73 vjeçarit, Bajram Rekaj.
Rekaj bashkë me familjen e tij ishte shpërngulur nga Prelezi i Muhaxherëve të Ferizajt, para 48 viteve.
Ai ka thënë se Fshatin e Vjetër e kujton nga koha kur kishte vetëm pesë shtëpi.
“Na jena shpërngulë në vitin ’70. Kemi ardhur në këtë fshat dhe kemi ble tokë e pastaj kemi ndërtuar shtëpi. Pastaj vllaznia kanë punuar në shtete të jashtme, ndërsa unë kam qëndruar këtu. Kemi qenë 35 anëtarë në një shtëpi, por me punë natë e ditë kemi arrit pasuri të mirë dhe kemi bërë jetës të mirë”, thotë Rekaj banor i fshatit, raporton RTV Dukagjini.
Me shtëpitë e vogla, të ndërtuara përskaj rrugës, në shpinën e një kodre jo shumë të lartë, krijohet një vend me një formësim ndryshe nga fshatrat tjerë.
Ndërsa, nga aty mund të shohësh edhe majën më të bukur të maleve të Sharrit, Lubotenin. Duket sikur kjo majë shumëngjyrëshe e ruan këtë fshat të vjetër, nga atje lart.
“Kalojmë mirë në këtë fshat të gjithë banorët. Si në vdekje si në dasma ne hyjmë e dalim pa ndonjë problem”, tregon më tej Bajram Rekaj.
Fshati i vjetër, i cili ndodhet pak kilometra larg qytetit të Ferizajt, është fshat multikulturor. Asnjë banor në këtë fshat nuk është vendas. Të gjithë kanë ardhur nga fshatrat e qyteteve përreth, duke krijuar kështu kultura të ndryshme brenda tij.
Brahim Kriveneva, në këtë vend ka ardhur nga fshati Stagoc, i komunës së Kaçanikut. Ai thotë se këtu është vendosur që nga viti 2012.
“Jemi shpërngulë për shkak të kushteve më të mira në këtë vend. Fqinj atje nuk kemi pasur, shkollim nuk ka pasur. Këtu kemi kushte më të mira, shkolla më afër, spitali më afër, qyteti po ashtu më afër”, tregon banori tjetër Brahim Krivineva.
Fshati i vjetër ofron një kombinim unik të natyrës së bukur, dhe kulturave të ndryshme.
Bajram Rekaj, ka thënë se po ti jepej mundësia që të shpërngulet edhe njëherë, prapë do të kishte zgjedhur këtë fshat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova