Site icon Telegrafi

Fshati Uglar në Gjilan bëhet me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ

Komuna e Gjilanit ka vazhduar investimet në infrastrukturën e fshatrave me qëllim të përmirësimit të jetës së banorëve.

Përmes një komunikate për media, komuna njofton se fshati Uglar është bërë me ndriçim, trotuar e drunjë dekorativ.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër këto investime dhe ka biseduar me banorët e këtij fshati, duke theksuar se vlera e këtij projekti është 160 mijë euro.

“Ndriçimi i ri, trotuari dhe shumë drunjë dekorativ në Uglar, në vlerë rreth 160 mijë euro janë vetëm disa nga intervenimet drejt përmirësimit të jetesës për qytetarët tanë. Po sjellim më shumë dritë dhe zhvillim në çdo cep të komunës”, tha Hyseni. /Telegrafi/

Exit mobile version