Në fshatin Hingë të Beratit këto janë ditët e pikut të punës.
Gati e gjithë sipërfaqja bujqësore në zonë është e mbjellë me mandarina, ndërsa prodhimi është i destinuar për tregun jashtë Shqipërisë.
Fshati Hingë në Berat prodhon mandarina vetëm për eksport.
Pothuajse 90 % e tokave bujqësore janë mbjellë me agrume të cilat eksportohen kryesisht në Ballkan.
I gjithë fshati numëron 41 mijë rrënjë mandarina të llojit Klementin, të mbjella në një sipërfaqe prej 74 hektarë.
Prodhuesit janë të kënaqur sepse pas vjeljes e gjithë sasia shkon në pikat e grumbullimit.
“Procesi i vjeljes së prodhimit zgjat rreth dy apo tre muaj sepse varet nga kërkesa që kemi. Por unë nuk arrij dot ta mbarojë sepse nuk kam fuqi punëtore. Me këtë çmim që është 50 deri në 60 lekë kilogrami është çmim i mirë se ka dhe për punëtorët ka dhe për mua. Ne arrijmë të nxjerrim 5 deri në 6 maune në ditë nga 220 kuintal”, u shpreh njëri prej kultivueseve.
Duke treguar për RTSH, ai tha se nuk arrijmë dot ta grumbullojmë prodhimin sepse nuk kemi fuqi punëtorë që ta çojmë në pikat e grumbullimit.
Djali 15 vjeçar i një prej kultivueseve të mandarinës tregon se për ti ardhur në ndihmë familjes së tij është detyruar që të mos shkoi në shkollë.
Agrumet janë kultivuar nga 150 fermerë, ku 95 prej tyre kanë marrë mbështetje nga shteti si pjesë e skemave subvensionale.
Fshati Hingë prodhon në një vit mbi 1300 ton mandarina.
Edhe këtë vit prodhimi ishte i mbarë ndërsa çmimi varion nga 60 deri ne 66 lekë për kg.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës