LAJMI I FUNDIT:

Frenat e fushatës për referendumin në dorë të Qeverisë

Frenat e fushatës për referendumin në dorë të Qeverisë

Fushata për organizmin e referendumit do të jetë qeveritare ndërkaq partitë në pushtet së bashku do ta mbështesin ekipin qeveritar që do të bëjë fushatën, kjo sipas asaj që flitet jo zyrtarisht në Qeveri. Deri tek ky qëndrim ka ardhur, e që pritet te bëhet publike së shpejti, për shkak se duan ti japin karakter shtetëror Referendumit duke mos bërë fushatë speciale partiake. Por edhe nga prononcimi për gazetën KOHA i zëdhënësit të Qeverisë, Muhamet Hoxha, jep të kuptohet qartë se Qeveria do të jetë promotorja kryesore për fushatën pro Referendumit.

“Në pajtim me Ligjin për Referendum, Qeveria po shqyrton mundësitë për realizimin e një fushate me interes publik, me qëllim të informimit rreth çështjes të cilën e trajton Referendumi. Në këtë moment mund të theksojmë se si Qeveri do të kemi një fushatë informative dhe intensive për çështjen e referendumit”, thotë Hoxha. Qytetarët, shton ai, do të informohen për benefitet e Marrëveshjes me Greqinë, për zgjidhjen e kontestit të emrit, për hapjen e perspektivës së vendit për anëtarësim në NATO me çka përfituesit direkt do të jenë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

“Fillojmë negociatat për anëtarësim me BE dhe bëhemi anëtare e NATO-s që ka rëndësi strategjike për Maqedoninë. Mbështetja e Referendumit nënkupton mbështetje e integrimit të vendit në NATO dhe BE. Qytetarët duket se e kanë të qartë këtë dhe nuk dyshojmë që vota e tyre do të jetë pro”, thotë Hoxha.


Aleanca për Shqiptarët ndërkaq do të pret mbledhjen e Kuvendit Qendror si organi më i lartë vendimmarrës, i cili do të vendosë për të gjitha detajet rreth Referendumit përfshirë dhe fushatën. “Vlerësojmë se fushata deritanishme e Qeverisë LSDM-BDI nëpërmjet afisheve dhe materialeve propagandistike ‘Do të hymë në NATO dhe BE si Maqedonas’, ‘Me marrëveshjen ruhet gjuha maqedonase’, ‘Hapet shpresa maqedonase’… të gjitha nën emrin ‘Maqedonas’ edhe atë të shkruara vetëm ne gjuhën maqedonase, tregon se kjo Qeveri shkel mbi vlerat dhe realitetin multietnik ne vend, duke e apostrofuar vetëm identitetin maqedonas, kjo tendencë padyshim qe i irriton shqiptarët sepse i paraqet si të paqenë në këtë shtet”, thotë për KOHA, zëdhënësi i ASH-së, Flakron Besheti. Qeveria, shton Bexheti, duhet medoemos që të elementin shqiptarë bashkë me atë maqedonas ta ketë në fokusin kryesor të fushatës për Referendumin.

“Qeveria LSDM dhe BDI me këtë lloj fushate nuk e paraqet Maqedoninë të barabartë ndaj qytetarëve të saj ashtu siç e paraqiste dikur kryeministri Zaev, por vetëm maqedonase. Shqiptaret duan të anëtarësohen si shqiptar dhe europian në NATO dhe BE, por jo si maqedonas”, thotë Bexheti. Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha, nga ana tjetër thotë se ende partia e tij është në fazën fillestare në përpilimin e Strategjisë për fushatën për Referendumin. Ai përmend javën e parë të shtatorit kur do të dalin me detaje para opinionit. Megjithatë, sipas Hoxhës, Lëvizja BESA në momentin që do të hapet debati për ndryshime kushtetuese, do të kërkojë heqjen e termit “20 për qind” për shqiptarët dhe gjuhën shqipe.

Në taborin maqedonas nuk flitet shumë për fushatë sa që ka zëra kundërshtues ndaj Referendumit edhe atë në taborin e majtë, jo vetëm të djathtë. Të mërkurën, e partia politike “E Majta” te Gjykata Kushtetuese ka dorëzuar iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpalljen e Referendumit, me të cilin kërkohet prishja e tij. Sipas tyre, ka shumë arsye që të ndërpriten aktivitetet përgatitore të Referendumit që do të mbahet më 30 shtator.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin

Kronika e Zezë
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Kalo në kategori