Franca dhe Argjentina do të luftojnë në mënyrë të pa kursyer për të arritur çerekfinalen e Kampionatit Botëror, kur të fillojë faza e eliminimit direkt, 1/8 e finales sot (e shtunë) nga ora 16:00.
Ndeshja do të mbahet në Kazan ku do të përballen dy prej superfuqive historike të futbollit botëror.
Nëse Franca ka qenë aspak bindëse, Argjentina ka qenë mediokre në dy ndeshjet e para, me shumë që konsiderojnë kualifikimin e saj si fat të madh.
Argjentina dhe Franca janë takuar 11 herë më parë, ku argjentinasit kanë përparësinë në përballjet kokë më kokë (6 fitore, 2 barazime, 2 humbje).
Është koha të hedhim një shikim më të detajuar se si mund të paraqiten skuadrat në fushë.

Franca
Franca mund të jetë fituesja e Grupit C, por vështirë të ketë ndjenja optimizmi që vijnë nga një pozicionim i tillë. Les Bleus kanë nën-performuar deri tash në Kampionatin Botëror me vetëm tri gola në tri ndeshje që janë indikator i një cilësimi të tillë. Rastet nuk kanë ardhur në mënyrë të vazhdueshme dhe ka pasur mungesë të kohezionit në pjesën e tretë të fushës.
Kështu, para duelit ndaj Argjentinës për 1/8 të finales, Didier Deschamps mund të vendosë që të ndryshojë gjërat lehtësisht, me Nabil Fekirin që pritet të luajë nga fillimi pas dy paraqitjeve impresive si zëvëndësues. Deschamps pritet t’i besojë formacionit të tij 4-2-3-1 në vend të rreshtimit 4-3-3 që preferohet shumë prej tij ku Olivier Giroud është sulmues qëndror.

Në sulm Fekirit dhe Giroudit do t’i bashkohen Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann dhe ky i fundit ka nevojë të menjëhershme të rritjes së nivelit të paraqitjeve të tij për duelin e të shtunës. Prapa kuartetit sulmues është N’Golo Kante ai që do të kontrollojë mesfushën, me Paul Pogban që do të ketë lirinë për të udhëhequr lojën.
Forma e përmirësuar e Pogbas, bashkë me peformancat dominuese të Kantes, janë dy gjërat pozitive të Francës nga faza grupore dhe dy futbollistët do të jenë pivotalë ndaj Argjentinës. Në mbrojtje, Benjamin Pavard duket i favorizuar që të kthehet bashkë me Varanen dhe Hernandezin. Por, ka dyshime për Samuel Umtitin i cili ka pasur probleme me gjurin edhe pse ai mund të jetë gati që të fillojë ndeshjen. Ndërkohë, Hugo Lloris do të kthehet në gol me shiritin e kapitenit për të udhëhequr Francën drejt një triumfi në fazën e eliminimit direkt.
Formacioni i mundshëm (4-2-3-1): Lloris; Pavard, Varane, Umtiti, Hernandez; Pogba, Kante; Fekir, Griezmann, Mbappe; Giroud
Argjentina
Argjentina disi arriti të futej në fazën e 1/8 të finales, përkundër faktit se nuk u shfaq plotësisht bindëse në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Nigerisë. Por, pasi u arrit të sigurohej një kualifikim tutje, janë lojtarët e Argjentinës ata që tash e shohin këtë si një “fillim të ri” të Kampionatit Botëror.
La Albiceleste nuk kanë probleme me lëndime, ku Enzo Perez pritet të jetë i gatshëm për Francën. Mesfushori i River Plates mbetet një prej gjeneralëve të besuar të Sampaolit në mesushë dhe mundësia që ai të luajë është shtytje shumë e madhe.

Futbollisti 32 vjeçar pritet t’i bashkohet në mesfushë Javier Mascheranos dhe Ever Banegas, i cili bëri dallimin më të madh ndaj Nigerisë. Prapa treshes, mbrojtja mbetet e pa ndryshuar, edhe pse ata shpesh duken jo komod në paraqitjen e tyre, e ku Franca mund të penetrojë potencialisht lehtë.
Vendi i fundit në formacion mbetet një problem i madh. Për një arsye ose tjetrën, Pavon dhe Dybala nuk kanë besimin e plotë të trajnerit të tyre, që do të thotë se për vendin do të luftojnë Di Maria dhe Meza, e ku anësori i PSG-së është favorit që të startojë. Ndërkohë, Franco Armani pritet të vazhdojë në gol para Caballeros.
Formacioni i mundshëm (4-3-3): Armani; Mercado, Otamendi, Rojo, Tagliafico; Banega, Mascherano, Perez; Messi, Higuain, Di Maria
Statistikat kyçe
Ndeshja mes Francës dhe Argjentinës është e para mes të dyja përfaqësueseve në fazën e eliminimit direkt të një Kampionati Botëror.
Që prej humbjes nga Portugalia në Euro 2016, Franca është mposhtur vetëm një herë në 13 ndeshjet konkurruese (12 fitore, 3 barazime).
Tri nga katër ndeshjet e eliminimit direkt të Argjentinës në Botërorin e vitit 2014 shkuan në vazhdime.
Franca nuk ka humbur në fazën e eliminimit direkt në tetë ndeshjeve të fundit ndaj kundërshtarëve amerikano-latin. Hera e fundit kur ndodhi kjo ishte pikërisht ndaj Argjentinës në vitin 1978.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Dita e ndeshjeve: Dy përballje interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit