Site icon Telegrafi

Franca mund ta subvencionojë me miliarda euro fabrikën e baterive Prologium

Prodhuesi tajvanez i baterive të veturave elektrike ProLogium po punon me qeverinë franceze për të siguruar subvencione për një fabrikë baterish prej 5.2 miliardë euro (5.7 miliardë dollarë) të cilën kompania do të ndërtojë në veri të Francës, tha të premten drejtori ekzekutiv i Prologium.

Vincent Yang u tha gazetarëve në Taipei se palët ishin në fazën përfundimtare të bisedimeve dhe se ai priste një njoftim të përbashkët deri në fund të këtij viti.

Ai dhe drejtori i Zyrës Franceze në Taipei, Jean-Francois Casabonne-Masonnave, nuk pranuan të komentojnë mbi shumën e subvencionit që po diskutohej, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftimin mbi investimin e ProLogium e dha muajin e kaluar në rajonin verior të vendit, Dunkirk. “Efikasiteti i qeverisë franceze është mjaft mbresëlënës”, tha Yang.

Me prodhimin e planifikuar të fillojë në vitin 2026, gjigafabrika do të jetë e katërta që fillon operimin në Francën veriore, duke iu bashkuar një grupi të specializuar në zhvillim, kushtuar industrisë së veturave elektrike në Evropë.

Yang tha se do të kishte shumë burime financimi përveç subvencioneve franceze, duke përfshirë huatë, fondet e mbledhura nga një ofertë publike fillestare dhe investime nga prodhuesit e automobilave si Mercedes-Benz Group. /Telegrafi/

Exit mobile version