Format e kursimit në energji - çmimi më i ulët dhe konsum më i vogël

Optimizimi i furnizimit me energji është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më efektive për të ulur kostot e biznesit pa ndërhyrë në operacione apo investime të mëdha.
Kursimi i dyfishtë si në çmimin për kWh, ashtu edhe në sasinë e konsumuar – është një strategji reale dhe e realizueshme për tu përballur me çmimet në rritje dhe presionin për efiçiencë.
Si mund te bëhet ky kursim?
1.Negocimi i çmimit – MDA Energy ofron çmim fiks deri në 30% më të ulët se mesatarja e tregut, duke e kthyer stabilitetin në avantazh financiar që matet çdo muaj në faturë.
2.Auditimi energjetik – Për çdo klient të ri, MDA Energy ofron auditim të detajuar falas. Kjo analizë identifikon aparatet apo proceset me humbje të panevojshme, sjell rekomandime konkrete për përmirësim dhe ndihmon në uljen e konsumit pa cenuar produktivitetin. Optimizimi i shfrytëzimit te energjisë mund te sjell kursime shtesë prej 10–20%.
3.Asistencë e personalizuar – Nga analiza e kontratës aktuale, te krahasimi i ofertave dhe mbështetja ligjore, gjithçka menaxhohet nga ekipi i MDA.
Shembulli me poshtë ilustron vlerën e kursimit te energjisë
Një kompani me faturë mujore rreth 10,000 euro që kalon te MDA mund të kursejë:
-Deri në 3,000 euro/muaj nga çmimi më i ulët.
-Shtesë 1,000–2,000 euro/muaj nga ulja e konsumit përmes auditimit dhe optimizimit energjetik.
Kursim total deri në 5,000 euro në muaj, që përkthehet deri në 50,000+ euro në vit
Ky është potenciali i energjisë së menaxhuar mirë - më pak shpenzime, më shumë kontroll dhe një furnizim më i qëndrueshëm për biznesin tuaj.
Vizitoni www.mda.energy për të kërkuar analizën tuaj falas dhe për të zbuluar sa mund të kurseni që nga muaji i parë.
Zgjedhjet inteligjente sot krijojnë stabilitet të vërtetë nesër.

















































