LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Austrisë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Austrisë

Trajneri italian dhe ndihmësit e tij po përpiqen të konstatojnë gjendjen e secilit lojtar.

Përballja me Austrinë do të jetë një barometër i mirë për të parë gjendjen e skuadrës së Shqipërisë dhe trajneri Gianni De Biasi do të ketë mundësinë për të rikuperuar më pas defektet që do të konstatohen në këtë miqësore.

Të gjithë janë të vetëdijshëm se gara si Europiani, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë, kërkojnë perfeksion në çdo detaj për të synuar triumfin.


Duke qenë se koha nuk është në dispozicion, pasi kërkohen ditë përgatitje, italiani po provon disa variante për t’i paraprirë ndonjë të papriture.

Rreshtimi – Në seancën e djeshme stërvitore, italiani i dha më shumë rëndësi anës taktike, ku projektoi katërshen e mbrojtjes, ndërsa binte në sy rikthimi i shtatlartit Mërgim Mavraj në krah të kapitenit Cana dhe Agollit e Hysajt nga krahët. Interesant është fakti që në variantin e dytë, përkrah Mërgim Mavrajt është testuar Gjimshiti në qendër, ndërsa nga krahët nuk ka ndryshuar dyshja Agolli­-Hysaj, transmeton panoramasport.

Kaçe titullar – Për dy repartet e tjera, italiani nuk ka vendosur ende, pasi mesfushorët Abrashi dhe Memushaj s’u stërvitën me grupin. Bie në sy që në provën e parë tekniku ka rreshtuar Kaçen dhe Kukelin në qendër me Roshin e Gashin që kanë sulmuar nga krahët.

Në katërshen tjetër të testuar në këtë repart ka qenë Xhaka e Shala në qendër dhe Lenjani e Roshi kanë sulmuar nga krahët.

Sulmi – Edhe reparti i avancuar ka jo pak dilema. Në aksionet e provuara trajneri ka testuar sulmin me dy fillimisht, ku Sadiku dhe Balaj kanë provuar të finalizojnë drejt portës.

Në provën tjetër, Cikalleshi ka qenë ai që ka udhëhequr repartin e avancuar përkrah Sadikut.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Atletico Madridi lëshoi ​​një deklaratë të ashpër, dënon vendimin e VAR-it për penalltinë e Alvarezit

Liga e Kampionëve
Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Gjiganti anglez dëshiron Ancelottin nëse ndodh largimi nga Real Madridi

Premier League
Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Thomas Tuchel publikon listën e Anglisë për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, habit me disa zgjedhje befasuese

Përfaqësueset
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori