Derbi i javës në Ligën Premier është ai mes Manchester Unitedit dhe Chelseat.
Me këtë rast trajneri i Djajve të Kuq, Jose Mourinho, është në qendër të vëmendjes.
Bleacher Report ka përpiluar formacionin më të mirë me lojtarët që ka stërvitur Jose Mourinho në Ligën Premier.
Në njëmbëdhjetësh shumica janë lojtarë të Chelsea, por normalisht që nuk mungojnë edhe befasitë.
Vlen të theksohet se dy skuadrat e vetme që Jose ka drejtuar në Angli janë Man Utd dhe Blutë. /Telegrafi/