Formacionet zyrtare, Prishtina - Llapi: Thaqi dhe Batatina me më të mirët në fushë

Prishtina dhe Llapi do të përballen nga ora 20:45 në "Fadil Vokrri" në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit vijnë në këtë ndeshje pas fitore ndaj Dukagjinit, ndërsa Llapi pas barazimit pa gola ndaj Drenicës.
Në dhjetë ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave, ka shtatë barazime, rezultati më shpesh i arritur.
Prishtina në dhjetë ndeshje, ka arritur të marr dy fitore, më e embëla për ta, ajo e fundit në finalen e Kupës së Kosovës.
Në anën tjetër, Llapi ka vetëm një fitore, të arritur më 28 prill të vitit 2024, në "Fadil Vokrri”, me rezultat 1-0.
Prishtina: Gjokaj, Vitija, Limani, Veliu, Baftiu, Ilievski, Namani, Boueye, Saletic, Taipi, Ahmeti
Llapi: Coric, Emini, Shabani, Gnapi, Ramadani, Sadriu, Rama, Bytyqi, Useini, Hasani, Hyseni.
/Telegrafi/

















































