Gjatë bastisjes së realizuar në Marseyside të Anglisë, është gjetur një valixhe e mbushur me mbi gjysmë milioni euro dhe një sasi enorme heroine që në treg kap vlerën e 1.5 milionë eurove.

Për këtë gjetje, dy persona janë ndaluar dhe po akuzohen për shpëlarje parash. Ata së shpejti pritet të dalin para drejtësisë, transmeton Telegrafi.


Forcat e rendit gjetën valixhen me gjysmë milioni euro dhe heroinë që kushton 1 milione euro foto 2 Disa nga paketimet e drogës së gjetur

Kjo është një ndër rastet më të mëdha të kohëve të fundit, kur është gjetur tërë kjo sasi e parave të thata.

Në anën tjetër, nuk bëhet e ditur se prej nga kishin ardhur, apo për ku ishte destinuar droga e cilësisë së lartë. /Telegrafi/