LAJMI I FUNDIT:

FMN përmirësoi projeksionet për rritjen e ekonomisë së RMV-së për vitin 2023

FMN përmirësoi projeksionet për rritjen e ekonomisë së RMV-së për vitin 2023

Fondi Monetar Ndërkombëtar i përmirësoi pritjet për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me projeksionet vjeshtore. Në “World Economic Review”, që Fondi publikoi dje, rritja e ekonomisë së brendshme për vitin 2023 parashikohet në 2.5%, ose 1.1 pikë përqindje më e lartë se parashikimet e FMN-së nga prilli i këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për sa i përket normës së inflacionit, FMN pret që ai të vazhdojë të ulet këtë vit dhe vitin e ardhshëm, ndërsa në vitin 2025 do të rikthehej në vlerat e ulëta historikisht prej rreth 2% dhe do të qëndronte në atë nivel për vitet në vijim.

Projeksioni i FMN-së për rritjen e ekonomisë së RMV-së është afër projeksionit gjatë përgatitjes së Projektbuxhetit për vitin 2023. Është interesante se FMN-ja për këtë vit përmirëson ndjeshëm perspektivën për ekonominë e brendshme, ndërsa në të njëjtën kohë ul minimalisht parashikimet për partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë të eurozonës dhe Gjermanisë në 0.7% dhe -0.5% në 2023.


Rritje ekonoimike nga vendet e rajonit pritet të kenë Bullgaria me 1.7%, Bosnja, Serbia dhe Sllovenia 2%, Greqia 2.5% dhe Kroacia 2.7%, ndërsa rritje pak më e lartë pritet në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi (3.6 %, përkatësisht 3.8% dhe 4.5%).

Në periudhën afatmesme, FMN pret një përshpejtim të rritjes së ekonomisë së brendshme me ritme 3.5%, ulje të borxhit të përgjithshëm së qeverisë dhe të normës së papunësisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori