LAJMI I FUNDIT:

FMN: Ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të ketë rritje për 1.4 për qind

FMN: Ekonomia e Maqedonisë këtë vit do të ketë rritje për 1.4 për qind

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të rritet për 1,4 për qind këtë vit dhe për 3,6 për qind në vitin e ardhshëm, vlerëson Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e publikuar të ekonomisë botërore në vitin 2023, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas normave dyshifrore në vitin 2022, këtë vit inflacioni në Maqedoninë e Veriut do të ngadalësohet dhe do të arrijë në 9.2 për qind.

Nga vendet e rajonit, rritjen më të lartë ekonomike këtë vit do ta shënojnë Kosova 3.5 për qind dhe Mali i Zi 3.2 për qind. BPV-ja e Greqisë do të rritet me 2.6 për qind, e Shqipërisë me 2.2, e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës me 2.0, e Kroacisë me 1.7 dhe e Bullgarisë me 1.4 për qind.


Në nivel global, FMN-ja nuk pret një recesion këtë vit, por një rritje prej 2.8 për qind krahasuar me vitin 2022. Fondi nuk pret recesion as në SHBA, duke parashikuar një rritje prej 1.6 për qind.

Eurozona do të shohë një rritje prej 0.8 për qind, por me një rënie të ekonomisë më të madhe evropiane, të Gjermanisë – prej 0.1 për qind.

Projeksionet e FMN-së për ekonomitë aziatike janë më pozitive. Këtë vit BPV-ja e Kinës do të rritet me 5.2 për qind, India do të ketë një rritje prej 5.9 për qind dhe Vietnami, Indonezia dhe Filipina gjithashtu do të kenë rritje me mbi pesë për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori