Si pasojë, edhe natën e Krishtlindjeve, ata e kanë “festuar” në aeroplan dhe ajër, transmeton Telegrafi.

Avioni i Air India është dashur të fillojë fluturimin e tij më 23 dhjetor në orën 2,50 nga Milano. Për shkak të mjegullës së dendur në aeroportin për ku ishte planifikuar të fluturonte, ai fluturimin e kishte filluar më 24 dhjetor, rreth orës 00.30.


Pas nëntë orësh fluturimi, aeroplani kishte mundur të arrinte mbi aeroportin e New Delhit, por as edhe aty nuk kishte mundur të zbriste.

Pas kësaj, fluturimi i aeroplanit ishte devijuar për në Mumbai. Nga atje, përsëri pas kërkesës së pasagjerëve kishte tentuar që të fluturojë për New Delhi, por përsëri kishte dështuar, dhe përsëri ishte kthyer në Mumbai. Më në fund, pas dy ditë e gjysmë vonesë, kishte arritur në destinacionin e duhur. /Telegrafi/