Fluks i lartë i të prekurve nga gripi stinor në Maqedoninë e Veriut

Akoma ka pacientë me pasqyrë të rëndë klinike të gripit sezonal të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Kështu deklaroi zëvendësministrja e Shëndetësisë Maja Manolleva, e cila tha se këta pacientë kryesisht kanë sëmundje të tjera dhe gripi sezonal në mënyrë shtesë ua komplikon situatën.
“Akoma kemi pacientë me grip sezonal, që paraqiten me pasqyrë më të rëndë klinike, para se gjithash nëpër spitale, por megjithatë janë pacientë që kanë shumë komorbiditete, sëmundje të tjera shtesë tek të cilët infektimi me gripin sezonal në mënyrë shtesë e komplikon të gjithë situatën”, tha Maja Manolleva, Zv Ministre e Shëndetësisë.
Edhe nëpër ambulanca situata është e ngjashme sikur gjatë javëve të fundit. Mjeku amë Ljupço Stefanovski thotë se edhe pse është ulur pak presioni, gripi akoma është shumë i pranishëm dhe 70 për qind e të gjithë pacientëve që shkojnë në ambulancë, janë me infeksione të traktit të sipërm respirator. Ai sqaroi se cilat janë simptomat e pacientëve që vijnë për vizitë, ndërsa tha se piku që pritej të jetë në muajin mars, për shkak të rritjes së temperaturave, me shumë gjasa do të ndodhë këto ditë.
“Nëse e shohim në aspekt të simptomeve, ka disa llojë, disa janë vetëm me infeksione të traktit të sipërm respiratorë, disa të traktit të poshtëm respiratorë, kemi edhe me probleme të stomakut, me diare, që në njëfarë mënyre duhet të mjekohet dhe një simptomë tjetër i veçantë që mund të them paraqitet me dhimbje në muskuj, dhimbje të sistem it të kockave, kështu që ngjan shumë me kovidin. Kur jemi te kovidi ndoshta edhe ai akoma është present por simptomet nuk janë aq dramatike sa ishin”, u shpreh Ljupço Stefanovski, Mjek Amë.
Për parandalim të virusit mjekët rekomandojnë shmangie të qëndrimit në ambiente të mbyllura me shumë njerëz, të mbahet maskë, të kenë kujdes edhe nga ajri i ndotur. Ndërsa nëse vjen deri te gripi, rekomandojnë të merret terapi simptomatike, të merren vitamina, të konsumohen lëngje dhe paracetamol sipas nevojës. Ata rekomandojnë shmangie të antibiotikëve./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker