LAJMI I FUNDIT:

Flasim për marrëveshjen Stand-By me FMN

Flasim për marrëveshjen Stand-By me FMN
????????????????????????????????????

Në Ministrinë e Financave u mbajt takimi i radhës i Grupit për monitorimin dhe implementimin e veprimeve, të parapara me marrëveshjen Stand-By me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në këtë takim morën pjesë zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë Ruud Vermeulen, si dhe përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për implementimin e marrëveshjes Stand-By me FMN.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit nga Institucionet raportuan për përmbushjen e obligimeve të përcaktuara me këtë Marrëveshje, si dhe u diskutua për progresin dhe hapat e ardhshëm drejt implementimit të plotë të Marrëveshjes. /Telegrafi/