Lufta e forcave vullnetare shqiptare nën komandën e Shaban Polluzhës, Bislim Bajgorës, Pajazit Boletinit etj., në nëntor 1941 kishte arritur deri në pjesët më veriore të territorit të Sanxhakut, të banuar me shqiptarë e boshnjakë. Shqiptarëve trima, me të arritur në Duga Polanë, fshatin më verior, Shaban Polluzha u thotë: “Të nderuar vëllezër, kemi ardhur këtu për të kryer një mision të shenjtë; jemi këtu për t’i mbrojtur familjet e rrezikuara nga çetnikët e tërbuar. Ju, siç jeni në dijeni, kriminelët serbë kanë vrarë e masakruar popullatën e pafajshme të kësaj ane. Ne, kur kemi pasur mundësi, gjithnjë kemi ndihmuar popujt e rrezikuar. Prandaj, në këtë kontekst, duhet kuptuar këtë mision, i cili në plan të parë ka karakter humanitar e njerëzor. Por, me këtë mbrojmë edhe një pjesë të shqiptarëve që jetojnë në këto anë. Uroj që lufta të na shkojë mbarë dhe besoj se kemi forcë dhe moral që t’i dëbojmë hordhitë çetnike nga Sanxhaku i përgjakur”.
Babai i Faruk Spahisë (kryetarit të Mitrovicës ne vitet 2000-2005), Ibrahim Spahija, i ka pohuar gazetarit Muhamet Mjeku se luftëtarëve në Duga Polanë u është drejtuar edhe babai i tij, Ilaz Spahija (i njohur si Mulla Ilaz Broja), i cili ka theksuar se “misioni juaj është njerëzor dhe se dikush mund të bjerë edhe në vijën e frontit, prandaj përshëndetuni me njëri-tjetrin. Te Zoti jeni të drejtë. U priftë e mbara”! Ai ua këndoi luftëtarëve lutjen e të vdekurve, duke ju thënë se “asnjëri nga nuk e dimë a do të mbesim gjallë, prandaj nëse vdesim ta kem të kryer këtë obligim fetar”.
Një krah i forcave vullnetare erdhi nga Peja, Rugova. Në mesin e shumë burrave nga kjo anë ishte Mulla Zekë Bërdyna. Për mbrojtjen e Pazarit të Ri (Novi Pazar) u zhvilluan shumë beteja. Mulla Zeka u shqua në mesin e vullnetarëve si një burrë trim, i dashur, i mençur e që dinte t’i motivonte gjithnjë luftëtarët në momentet e vështira, duke u përkujtuar se për kombin duhet të luftohet, sepse këtë e thotë edhe Zoti. Sipas pazarakëve, një nga njësitë vullnetare që ka bërë luftë të pakompromis, e që u dallua për trimëri e strategji luftarake, ishte ajo e hoxhës së urtë e trim, Mulla Zekë Bërdynaj nga Radavci, i cili udhëhiqte 400-500 vullnetarë.
Por, sulmi çetnik vazhdoi edhe më 21 nëntor 1941, dukshëm me forca më të mëdha. Atëherë u dogjën fshatrat nga Pozhega deri në Vuçeniq. Megjithatë, qyteti përsëri është mbrojtur me sukses. Bilanci i viktimave ka qenë: 42 çetnikë të vrarë, 26 mbrojtës të vdekur, të plagosur 45 të tjerë. Çetnikët vranë 20 njerëz të pafuqishëm – gra dhe fëmijë.
Sulmi vijues çetnik ishte më specifik. Ata mashtruan duke i njoftuar gjermanët se Pazari i Ri kinse ka rënë në dorë të partizanëve – komunistëve. Prandaj, gjermanët u nisën më 4 dhjetor 1941, diku rreth orës 9:00, për ta sulmuar qytetin bashkë me çetnikët. Por, kur kanë kuptuar se janë të mashtruar, janë kthyer në Rashkë. Së bashku me ta u kthyen edhe njësitet çetnike.
Ky fakt ilustron situatën specifike dhe të komplikuar. Kthimi i gjermanëve shënoi edhe fundin e konflikteve të përgjakshme, bilanci i të cilit ishte me humbje të mëdha: nga mesi i korrikut deri në fund të dhjetorit 1941, humbën jetën gjithsejtë 756 boshnjakë, serbë e shqiptarë. U dogjën 2,792 shtëpi. Më së shumti pësuan territoret e komunave të paraluftës: Pozhega, Tërnava, Rajetiqi, Dezheva, Postijenjë, Bijele Vode dhe Nikolaçë.
Edhe në momentet e rreziqeve më të mëdha erdhi në shprehje merhameti mysliman. Në qytet nuk ka pasur asnjë familje serbe e cila nuk e ka pasur ndonjë kujdestar për sigurinë e tyre. Nganjëherë në këtë detyrë humanitare ishin të angazhuara familje të tëra. Këshilli për Mbrojtjen e Qytetit, në krye me Aqif Blytën, mori vendim që 420 serbë të qytetit të strehohen në ndërtesën e burgut të qarkut të Pazarit të Ri, që në këtë mënyrë të jenë të mbrojtur. Për këtë u dallua Milicia Myslimane në krye me komandantin Mulla Jakup Kombi (Kardoviq) nga Bisheva, i cili i erdhi në ndihmë kryeqytetit të Sanxhakut me qindra bashkëluftëtar të armatosur nga Krahina e Rozhajës dhe nga Bisheva. Ky aksion është realizuar më 6 dhe 7 nëntor dhe ka zgjatur deri më 7 dhjetor 1941.
Jakup Kardoviqi (në mesin e shqiptarëve i njohur me nofkën “Kombi”) u lind në vitin 1869 në Rozhajë. Vjen nga një familje e ulemave. Jakupi u diplomua në Medrese (Ruzhdi) të Shkupit dhe ishte njëri nga tre medresantët e tërë trevës së Rozhajës. Fliste dhe shkruante, përveç shqipes, bullgarisht, turqisht, persisht, arabisht, gjermanisht, italisht dhe serbisht. Lufta e Dytë Botërore e gjeti në Tutin, ku shërbeu si kryetar komune në dy mandate. Aty krijoi një miqësi të madhe me banorët e zonës trekufitare të rajonit të Sanxhakut.
Kur Pazari i Ri dhe Senica ishin të kërcënuara me shfarosje nga çetnikëve serbë, Mulla Jakupi organizoi menjëherë rozhajasit dhe ata të Bishevës, si dhe informoi mikun e tij në Kosovë, Shaban Polluzhën, duke i kërkuar që t’ju shkojë në ndihmë banorëve të Pazarit të Ri, sepse ishin të rrezikuar. Këta dy, përveç Aqif Blytës, Xhemail Koniçanit e vëllezërve Dresheviq (Dreshaj), luajtën rol kyç në mbrojtjen e qytetit.
Pas sulmit të parë të çetnikëve mbi Pazarin e Ri (4 nëntor 1941), thirrjes së Aqif Efendiut iu përgjigj Shaban Polluzha me 3,200 ushtarë dhe Mulla Jakup Kombi me rreth 2,600 të tjerë. Mulla Jakupi Efendiu ka qenë njeriu më besnik i Aqif Blytës. Gjatë sulmit çetnik në Pazar të Ri, Blyta ia ka besuar 420 serbët lokalë (të moshuar, gra dhe fëmijët), të cilët i ka strehuar në lokalet e Gjykatës së Qarkut dhe në burgun e qytetit, për t’i mbrojtur nga hakmarrja që mund të ndodhte për krime të kryera nga ana e çetnikëve.
Rreth Rozhajës, pas përfundimit të luftës, kishte disa grupe të shqiptarëve që ishin fshehur në malet Haile, në Kullë, në Buxhov e gjetkë. Për Mulla Jakupin kishte informacione se ishte fshehur në shtëpinë e tij në Rozhajë. Komunistët e përshkruanin kështu vrasjen e tij: “Qëllimi ishte të kapet i gjallë dhe të dorëzohet tek autoritetet përkatëse për gjykim. Për shkak se ishte natë e errët dhe ai nuk ishte i lidhur, në një moment provoi të ikte. Luftëtarët kanë reaguar shpejt dhe e vrasin“.
Megjithatë, qytetarët e vjetër pohojnë se në fillim të vitit 1945, një grup i partizanëve, në mesin e të cilëve ishin disa komunistë të Rozhajës, shkuan në drejtim të shtëpisë së Mulla Jakupit për ta arrestuar. Megjithatë, ai nuk u dorëzua në shtëpinë e tij. I kishin thënë se janë të detyruar ta burgosin dhe se duhej ta gjykonin si përgjegjës për vrasjen e vëllezërve Hamzagaj në Tutin. Tashmë atij i ishte e qartë se çfarë po ndodhte. Partizanët ishin të habitur nga paraqitja e tij. Njëri nga ta kishte thënë: “A është e mundur që ky njeri i vjetër bëri çudira të tilla”?
Në rrugën nga shtëpia e tij drejt ndërtesës së qeverisë së re, në udhëkryq të urës kryesore të Ibrit, në bregun e majtë të lumit Ibër, njëri nga partizanët shtiu brutalisht me pushkë automatike prapa shpinës së tij dhe e vrau. Partizanët e akuzuan për atë se çka kishte ndodhur në mesin e vitit në 1944, kur vëllezërit Dreshaj në Tutin kishin ekzekutuar vëllezërit Hamzagaj – të cilët ishin në radhët e komunistëve.
Vrasja e Mulla Jakupit në vitin 1945, ishte vërejtje për të gjithë hoxhallarët e trevës së Rozhajës, që të merren “vetëm me punën e tyre”. Pastaj vjen koha kur shumica e familjarëve të tij shpërngulën në Tutin, në Pazar të Ri, në Shkup dhe në Turqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPema gjenealogjike e familjes së Skënderbeut
Ditari që përmbys gjithçka mbi Luftën e Shkodrës: Esat Pasha ishte mbrojtësi i vërtetë i Shkodrës!?
GJUHA SHQYPE
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Shqiptarët nëpër dekada: Çfarë kaluan ata në vitet 1919, 1929, 1939… 2019!
Porositësit e vrasjes së Esat Pashës dhe dëshmia e Avni Rrustemit: Fundi i një prej personazheve më enigmatike shqiptare!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit