LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Adnan Merovci, ish- bashkëpunëtor i afërt i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka folur mbi përkujtimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Gjatë intervistës, ai ndau detaje të fjalëve të fundit të komandantit legjendar Adem Jashari, para sulmit të forcave serbe në Prekaz.

“Qendrat e Informimit në Kosovë kanë njoftuar Adem Jasharin në telefon që po vijnë serbët me tanke, dhe Ademi u ka thënë: ‘Na qoftë për hajr lufta’. Telefoni ka qenë aktiv derisa kanë plasur bombat. Ky është komunikimi i fundit i tij,” tregoi Merovci në Euronewsal.


Ai theksoi se këto informacione vijnë nga njerëz të angazhuar në ato ngjarje dhe se rreth 5 mijë persona nga institucione të ndryshme ishin të përfshirë në shpërndarjen e informacioneve në botë.

Merovci shtoi se pavarësisht rrethimit të hekurt të Prekazit me tanke dhe automjete të blinduara, Ibrahim Rugova ishte vazhdimisht i informuar për zhvillimet në atë zonë.

Ai gjithashtu ndau një detaj personal, duke theksuar se kishte pasur një afërsi të ngushtë me Adem Jasharin, pasi ata kishin qenë miq në shkollën e mesme.