PETER KURTEN


Vrases 01

Krimi: Vrasje/delikt seksual

Viktima të identifikuara: 9+

Metoda: Therje/çekan

Data e vrasjes së tij: 6 korrik 1931 (në moshën 48-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Gijotina

Fjalët e fundit: “Më thoni. Pasi ma preni kokën, a do të mund të dëgjoj, së paku një moment tingullin e gjakut tim se si rrjedh nga qafa ime? Kjo do të ishte kënaqësi që do të përfundonte të gjitha kënaqësitë”!

JOHN WAYNE GACY

Vrases 02

Krimi: Vrasje

Viktima të identifikuara: 33

Metoda: Ngufatje/Therje

Data e vrasjes së tij: 10 maj 1994 (në moshën 52-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Injeksion

Fjalët e fundit: “Më puthni në prapanicë”!

AILEEN WUORNOS

Vrases 03

Krimi: Vrasje

Viktima të identifikuara: 7

Metoda: Luante prostitutën, plaçkiste dhe vriste me armë

Data e vrasjes së saj: 9 tetor 2002 (në moshën 46-vjeçare)

Metoda e vrasjes së saj: Injeksion

Fjalët e fundit: “Do të doja të them: notoj me gur e do të kthehem si në Ditën e Pavarësisë, me Jezuin, më 6 korrik, si në film, anije e të gjitha. Do të kthehem”!

JAMES FRENCH

Vrases 04

Viktima të identifikuara: 2 (ka vrarë edhe shokun e qelisë)

Metoda: Vriste motoçiklistin që e merrte kur kërkonte transport

Data e vrasjes së tij: 10 gusht 1966 (në moshën 30-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Karrigia elektrike

Fjalët e fundit: “Çka po mendoni për këtë titull: French fries (patate të skuqura, por në rastin e tij “Frenchi po piqet”)”!

ROBERT ALTON HARRIS

Vrases 05

Krimi: Vrasje

Viktima të identifikuara: 2

Metoda: Armë zjarri

Data e vrasjes së tij: 21 prill 1992 (në moshën 39-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Dhoma e gazit

Fjalët e fundit: “Ndoshta je mbret, ndoshta je pastrues rrugësh, por ne të gjithë vallëzojmë me vdekjen”!

THOMAS J. GRASSO

Vrases 06 e1547027471491

Krimi: Vrasje

Viktima të identifikuara: 2

Metoda: Ngufatje

Data e vrasjes së tij: 20 mars 1995 (në moshën 32-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Injeksion

Fjalët e fundit: “Nuk i mora shpagesat. Doja shpagesa. Dua që këtë mediat ta dinë”!

MANUEL PINA BABBIT (veteran)

Vrases 07

Krimi: Vrasje/plaçkitje/sulme

Viktima të identifikuara: 1

Metoda: E panjohur

Data e vrasjes së tij: 4 maj 1999 (në moshën 50-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Injeksion

Kuriozitet: Gjatë pritjes së ekzekutimit, u dekorua për lëndim në Luftën e Vietnamit

Fjalët e fundit: “Po ua fal të gjithëve”!

BARBARA GRAHAM

Vrases 08

Krimi: Vrasje

Viktima të identifikuara: 1

Metoda: Rrahje me revole/ngufatje

Data e vrasjes së saj: 3 qershor 1955 (në moshën 31-vjeçare)

Metoda e vrasjes së saj: Dhoma e gazit

Fjalët e fundit: “Njerëzit e mirë janë aq të sigurt se kanë të drejtë”!

EDWARD KELLY

Vrases 09

Krimi: Vrasje

Viktima të identifikuara: 6

Metoda: Armë zjarri

Data e vrasjes së tij: 11 nëntor 1880 (në moshën 25-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Varje

Fjalët e fundit: “E tillë është jeta”!

AMELIA DYER

Vrases 10

Krimi: Vrasje

Viktima të identifikuara: 6 të lënduar, i përshkruhen mbi 400 (që të gjithë fëmijë)

Metoda: Ngufatje

Data e vrasjes së saj: 10 qershor 1896.

Metoda e vrasjes së saj: Varje

Fjalët e fundit: “S’kam çfarë të them”!

WILLIAM BONIN

Vrases 11

Krimi: Vrasje/sodomi/trazira

Viktima të identifikuara: 21-36

Metoda: Ngufatje

Data e vrasjes së tij: 23 shkurt 1996 (në moshën 49-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Injeksion

Fjalët e fundit: “I sugjeroj çdo personi që mendon të bëjë diçka të rënd dhe kundër ligjit, që së pari të shkojë në një vend të qetë dhe të mendojnë mirë”!

PETER MANUEL

Vrases 12 e1547027659618

Krimi: Vrasje/dhunime

Viktima të identifikuara: 7-9

Metoda: Armë zjarri

Data e vrasjes së tij: 11 korrik 1958 (në moshën 31-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Varje

Fjalët e fundit: “Ngriteni zërin e radios dhe do të shkoj i qetë”!

Dr. MARCEL PETIOT

Vrases 13 e1547027683479

Krimi: Vrasje/plaçkitje

Viktima të identifikuara: 27 + (hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore)

Metoda: Helmim (u premtonte strehë dhe ikje në liri)

Data e vrasjes së tij: 25 maj 1946 (në moshën 49-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Gijotina

Fjalët e fundit: “Zotërinj, e kam këshillën e fundit: Kthehuni, se kjo nuk do të jetë pamje e njëjtë”!

GARY BURRIS

Vrases 14 e1547027705438

Krimi: Vrasje/plaçkitje

Viktima të identifikuara: 1

Metoda: Armë zjarri

Data e vrasjes së tij: 20 nëntor 1997 (në moshën 40-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Injeksion

Fjalët e fundit: “Më teleportoni”!

MARIO BENJAMIN MURPHY

Vrases 15 e1547027743413

Krimi: Vrasje me pagesë

Viktima të identifikuara: 1

Metoda: Shufër hekuri/Therje

Data e vrasjes së tij: 17 shtator 1997 (në moshën 25-vjeçare)

Metoda e vrasjes së tij: Injeksion

Fjalët e fundit: “Sot është ditë e mirë për të vdekur. Po iu falë të gjithëve. Shpresoj t’iu fali edhe Zoti”! /Telegrafi/