Me fitoren ndaj Pau, PSG kalon në çerekfinale të Kupës së Francës

Paris Saint-Germain ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Francës, pasi fitores 2-0 ndaj Pau FC.
Pas vetëm 25 minutash lojë, parisienët kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Leandro Paredes me një asistim të Mauro Icardit.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat minimal të mysafirëve, derisa në të dytën u shënuan edhe një tjetër.
Kampioni i Ligue 1 arriti ta dyfishonte epërsinë e tyre në minutën e 53-të, me golin e shënuar nga Pablo Sarabias, e që ishte i fundit në këtë takim.
Deri në fund PSG-ja kishte shanse të mira për ta thelluar epërsinë, por që i shpërdoruan rastet.
Parisienët pritet që ta mësojnë kundërshtarin e tyre për fazën tjetër të Kupës së Francës, derisa shihen si favorit për ta fituar garën. /Telegrafi/
https://twitter.com/volxnteparedes/status/1222580037855170562
https://twitter.com/GOALMW2/status/1222594457645846531

















































