LAJMI I FUNDIT:

Firefox 8 zyrtarisht vjen nesër

Firefox 8 zyrtarisht vjen nesër

Versioni i ri i shfletuesit të Mozillas, Firefox 8, zyrtarisht del nesër, me 8 nëntor.

Mirëpo, të gjithë të interesuarit Firefoxin e ri mund ta shkarkojnë qysh tani këtu.

Tetëshi vjen gjashtë javë pas versionit paraprak, ndërsa sjell përmirësimet e disa lëshimeve të zbuluar në ndërkohë, kërkimin e integruar të Twitterit, menaxhimin më të mirë me fletëza dhe add-onët e instaluar.

Sipas të dhënave nga Wikipedia, për muajin shtator të këtij viti, Firefox ndodhet në vendin e dytë të listës së shfletuesve më të popullarizuar, ndërsa posedimi i tregut nga ai, varësisht nga kompania që ka bërë hulumtimin dhe nga metodologjia, është në mes 21 dhe 26 për qind. /Telegrafi/